• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Komisioni i bën thirrje opinionit të paraqet keqpërdorime të parave shtetërore gjatë zgjedhjeve

February 22, 2019
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
Komisioni i bën thirrje opinionit të paraqet keqpërdorime të parave shtetërore gjatë zgjedhjeve
Share on FacebookShare on Twitter

Biljana Ivanovska, kryetarija e Komisionit Shtetëror për parandalimin e korrupsionit vlerëson se dalja më e lehtë në rrugë të drejtë është nëse partitë politike i zbatojnë me përgjegjësi ligjet që i kanë votuar vetë. Në intervistë për MIA Ivanovska theksoi se deri tani nuk ka patur presione, dhe se, nëse ka do t’u përgjigjet me argumente dhe fakte.

Në pyetjen se çfarë po ndodh me 18 rastet e nepotizmit, si do të zbatohen dhe a do t’u rezistojë Komisioni presioneve, Ivanovska u përgjigj se për dy muaj do të ketë rezultate, nga të cilat opinioni do të mund të vlerësojë nëse kanë punuar nën presion.

Sa u përket zgjedhjeve presidenciale, ajo theksoi se veç më janë ndërmarrë aktivitete të caktuara në drejtim të ndjekjes së financave të partive gjatë fushatës zgjedhore.

“Jemi në fazën e nënshkrimit të memorandumit me Komisionin Shtetëror Zgjedhor dhe Entit Shtetëror për revizion. Konsultohemi se cilat aktivitete duhet ti ndërmarrim, veçanërisht në pjesën për keqpërdorim të mjeteve buxhetore dhe resurseve njerëzore që janë të angazhuar në administratën shtetërore, posaçërisht nga aspekti i keqpërdorimit të kohës së punës dhe mjeteve materiale që janë në dispozicion të organeve shtetërore. Gjithashtu do ta ndjekim fushatën zgjedhore në pjesën e fushatës së partive politike, dhe nëse janë financuar nga llogaria zgjedhore ose nga ndonjë tjetër burim. “, thotë mes tjerash Ivanovska.

Deri në Komisionin e antikorrupsionit mund tëdorëzojë paraqitje çdo kush, thotë Ivanovska. Treguesit janë të mbrojtur me ligj, ndërsa për Komisionin është e rëndësishme informata, dhe jo personi që e ka dhënë. Siç shpjegoi ajo, qytetarët mund të mbeten anonimë, ndërsa ata si institucion do të punojnë edhe pas zërit nga opinioni, siç janë rastet me nepotizmin.

Zyrtarisht, përbërja e re e DKSK filloi me punë më 13 shkurt. Në seancën e dytë, dy ditë më vonë, u hapën 18 lëndë për nepotizëm, gjegjësisht, procedura për farefis të funksionarëve dhe deputetëve të punësuar në institucionet  dhe ndërmarrjet shtetërore.

 

Next Post
Kryeministri Zaev kërkon dorëheqje nga drejtori i Burgut të Shutkës

Kryeministri Zaev kërkon dorëheqje nga drejtori i Burgut të Shutkës

Deskoska: Ende nuk ka vendim përfundimtar nëse do të ndryshojë Ligji për referendum

PSP do të jetë pjesë e Prokurorisë Themelore Publike

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom