• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Ku mund të paraqitet gjuha e urrejtjes?

February 20, 2019
in BALLINA, LAJME
Share on FacebookShare on Twitter

Gjuha e urrejtjes dhe lajmet e rreme janë pjesë e monitorimit afatgjatë të Civilit. Për çdo ditë, në adresë të organizatës arrijnë numër i madh i mesazheve në të cilat qytetarët informojnë për probleme të ndryshme, shkelje të të drejtave të njeriut, gjuhë të urrejtjes, diskriminim dhe lajme të rreme. Në valën e fushatave politike për zgjedhjet presidenciale, gjuha e urrejtjes dhe lajmet e rreme janë edhe më tepër të pranishme në diskursin publik.

Prandaj, Civili u bën thirrje të gjithë qytetarëve të vetëdijshëm dhe me përgjegjësi, të paraqesin raste të gjuhës së urrejtjes edhe në MPB, por edhe në CIVIL. Shpalosja dhe dënimi i bartësve dhe “prodhuesve” të gjuhës së urrejtjes dhe lajmeve të rreme dhe shpalosjes publike është mënyrë efektive e luftës kundër kësaj dukurie të shëmtuar shoqërore. Veçanërisht në mungesë të reagimit përkatës nga institucionet relevante, është e rëndësishme që opinioni të organizohet dhe të mbrohet nga kjo dukuri destruktive.

Gjuha e urrejtjes dhe lajmet e rreme mund të paraqiten në CIVIL edhe në mënyrë anonime. Është me rëndësi të bëhet screenshot nga postimet dhe komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes dhe lajme të rreme, si dhe vegëzat nga ato përmbajtje, gjegjësisht, nga autorët e tyre. Paraqitja e gjuhës së urrejtjes dhe lajmeve të rreme, si dhe për të gjitha parregullsitë, është e mundur edhe përme onlajn aplikimit në ueb faqen Zgjedhje të Lira, nëse bëhet fjalë për kontekst zgjedhor. Në kontekst më të gjerë, paraqitja mund të bëhet me mesazh në fejsbuk faqen e CIVILit, ose përmes postës elektronike civil.macedonia@gmail.com.

Komentet dhe postimet me gjuhë të urrejtjes në rrjetet sociale dhe në mediat mund të paraqiten edhe në MPB. Në ueb faqet e MPB ekziston Pullë e kuqe në të cilën mund të paraqitet abuzimi i fëmijëve, tregtia me njerëz dhe krim nga urrejtja dhe thirrje për dhunë.

Qytetaret dhe qytetaret që dëshirojnë të paraqesin gjuhë të urrejtjes, mund ta bëjnë këtë edhe në adresën cybercrime@moi.gov.mk. Në paraqitjen, duhet të tregohet emri i shfrytëzuesit dhe vegëza deri te përmbajtja në internet.

Next Post
Hajredini: Qeveria e vazhdon dhimbjen 30 vjeçare me buxhetin shtetëror!

Hajredini: BDI ka qëllim të harrohen hetimet e PSP për dy anëtarë të Qeverisë aktuale

Ryshfetin e votuesve e paguajnë vetë votuesit

Ryshfetin e votuesve e paguajnë vetë votuesit

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom