• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Civili u mundëson qytetarëve të kërkojnë përgjigje nga autoritetet

February 8, 2019
in BALLINA, LAJME
Civili u mundëson qytetarëve të kërkojnë përgjigje nga autoritetet
Share on FacebookShare on Twitter

Iniciativa #KërkojPërgjigje e CIVIL -Qendrës për Liri vazhdon edhe në rrugë, gjegjësisht, sot do të vendoset stendë në ora 12, te Parku Memorial i Dëshmorëve të rënë në Shkup, ( te udhëkryqi Paleta/Muri i Qytetit, në afërsi të librarisë “Ili-Ili). Në stendën e Civilit, qytetarët do të kenë mundësi të parashtrojnë pyetje dhe të kërkojnë përgjigje nga persona publikë, politikanë, institucione, në lidhje me të gjitha problemet që i mundojnë.

Përndryshe, iniciativa #KërkojPërgjigje për herë të parë u promovua në rrugët e Shkupit në gjysmën e dytë të vitit 2016, si pjesë e projektit Objektivi Qytetar.

Ideja e iniciativës është qytetarët përmes video incizimeve të parashtrojnë pyetje deri te vendimmarrësit në nivel lokal ose nacional, gjegjësisht, deri te institucionet. Civili do t’i adresojë pyetjet e parashtruara deri te institucioni ose personi përkatës dhe do ta informojë opinionin nëse dhe kur të pranojë përgjigje në pyetjet e parashtruara. Ekziston mundësia edhe për parashtrim anonim të pyetjeve ashtu që kamera të jetë e kthyer nga ana tjetër.

Në stendën e Civilit, të interesuarit do të mund të njihen edhe me aktivitetet tjera të projektit “Objektivi qytetar” dhe të aplikojnë për pjesëmarrje në seminarin e madh që do të mbahet më 16-17 shkurt në Veles.

Ata që nuk do të mund të arrijnë në stendën e Civilit, kanë mundësi, si edhe deri tani, t’i dërgojnë pyetjet në video format ( ose selfi video) në Fejsbuk faqen e Civilit ose në inboksin e faqes Gazetarë qytetarë, ose përmes postës elektronike në adresën civil.macedonia@gmail.com.

Projekti “Objektivi qytetar” është i mbështetur nga National Endowment for Democracy.

Next Post
Xhaferi do t’i shpallë zgjedhjet presidenciale sot në ora 17:30

Xhaferi do t’i shpallë zgjedhjet presidenciale sot në ora 17:30

Komunitetet me qëllim të njëjtë: Parandalim i ekstremizmit të dhunshëm

Komunitetet me qëllim të njëjtë: Parandalim i ekstremizmit të dhunshëm

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom