• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Që sot fillon edhe zyrtarisht zbatimi i emrit të ri të shtetit

February 4, 2019
in BALLINA, LAJME
24 maji ditë jopune në Maqedoni
Share on FacebookShare on Twitter

Maqedonia do të fillojë zyrtarisht zbatimin e emrit, “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Zbatimi do të nisë nga tabelat kufitare, ato të institucioneve dhe organeve të pushtetit qendror dhe lokal.

“Këto masa rregullojnë zbatimin e emrit të ri Kushtetues, Republika e Maqedonisë së Veriut. Në përputhje me vendimet e Qeverisë, ministritë përkatëse, organet shtetërore dhe institucionet, ndërmarrjet publike dhe shoqatat aksionare në kuadër të shtetit, në përputhje me afatin e paraparë për fuqizimin e amendamenteve do të detyrohen të bëjnë ndërrimin e tabelave në vendkalimet kufitare, përfaqësitë diplomatike dhe konsulare si dhe në hyrjet e institucioneve”, pohoi Mile Boshnjakovski, zëdhënës i qeverisë.

Ndryshimet që do të zbatohen do të jenë në përputhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

“Shqiptarët janë 20 për qind në nivel shtetëror. Në përputhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, të gjitha ndryshimet do të harmonizohen me dispozitat e ligjit”, tha Mile Boshnjakovski, zëdhënës i qeverisë.

Qeveria do të formojë grupe pune të cilat do ta monitorojnë zbatimin e emrit, Maqedonia e Veriut, në të gjitha institucionet. Organi ekzekutiv akoma nuk ka konstatuar sa do të kushtojnë zbatimi emrit të ri nëpër tabelat e institucioneve brenda dhe jashtë vendit.

Ndërkohë vendet anëtare të NATO-s kanë filluar me ratifikimin e protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Bullgaria është vendi i parë që ka miratuar protokollin, ndërsa më 8 shkurt pritet që të njëjtin ta ratifikojë edhe parlamenti i Greqisë.

Next Post
CIVILI organizon konferencë të madhe për perspektivat e Maqedonisë

CIVILI organizon konferencë të madhe për perspektivat e Maqedonisë

Incizimet  e kalimit të Gruevskit në Shqipëri nga kamerat e sigurisë mbeten mister, askush nuk merr përgjegjësi

Incizimet e kalimit të Gruevskit në Shqipëri nga kamerat e sigurisë mbeten mister, askush nuk merr përgjegjësi

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom