• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

SHGM dënon deklaratat kërcënuese të ministrave

January 30, 2019
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
SHGM dënon deklaratat kërcënuese të ministrave
Share on FacebookShare on Twitter

 

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë beson se zyrtarët publikë, veçanërisht ministrat, duhet të përmbahen nga deklaratat që mund të perceptohen si kërcënime apo etiketime të mediave. Mënyra e tillë e komunikimit nuk mund të ndikojë në profesionalizimin e mediave.
Dënojmë trysninë që bën ministri Osmani ndaj mediave

“Zëvendëskryeministri Bujar Osmani duke folur për skandalin në PIOM u kërcënua se do të padisë të gjitha mediat që kanë lidhur këtë skandal me Bashkimin Demokratik për Integrim. Theksojmë se është punë e mediave të hetojnë dhe të shprehin dyshime për të gjithë zyrtarët, pavarësisht cilës parti i takojnë ato, ndërsa përfaqësuesit e Qeverisë, në këtë rast Zëvendëskryeministri i detyruar për euro-integrime, duhet të përmbahen nga kërcënime me padi në frymën e fjalës së lirë për të cilën ato deklarativisht angazhohen.”

“Çdo mosmarrëveshje duhet të zgjidhet nëpërmjet transparencës, e jo me kërcënime për padi.”

Ministrat duhet të përmbahen nga deklaratat që perceptohen si etiketime

“Në kontekst të deklaratës së ministrit Robert Popovski i cili sugjeroi se në TV Alfa ndikojnë strukturat e qeverisë së mëparshme, megjithatë, besojmë se komentet me të cilët etiketohen mediat nuk kontribuojnë për një ambient më të mirë për punën e mediave dhe për promovimin e vlerave evropiane.”

“Profesionalizimi i mediave, duke përfshirë edhe ato që me vite të tëra kanë shkelur standardet profesionale është proces i gjatë i cili së fundi kërkon të shkëputet nga ndikimet politike në media, në drejtim të standardizimit të parimeve etike dhe morale të gazetarisë, dhe në këtë proces të gjitha palët e interesuara, duke përfshirë edhe anëtarët e Qeverisë, duhet të jenë më të kujdesshëm.”

“Apelojmë që mediat të përpiqen të respektojnë standardet më të larta profesionale dhe etike. Përsërisim edhe një herë, se vetëm organet vetë-rregulluese dhe publiku mund të vlerësojnë (mos)profesionalizmin e medias dhe mënyrën se si ato punojnë dhe raportojnë. I inkurajojmë të gjithë qytetarët, zyrtarët dhe ministrat, me anë të këtyre organeve të mundësojnë ngritjen e standardeve të mediave, sepse shkelja e këtyre standardeve nuk është në interes të askujt, aq më pak në favor të besimit në media.”, thuhet në kumtesën e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, në lidhje me deklaratat kërcënuese të ministrave për rastin me skandalin e pensioneve në PIOM.

Next Post
Kujdes nga thirrjet me prefikse të huaja në Maqedoni, ja përgjigja nga Telekomi

Kujdes nga thirrjet me prefikse të huaja në Maqedoni, ja përgjigja nga Telekomi

Osmani: BDI-ja mbështet qeverinë për çështjen e emrit

Osmani: Më falni, por duhet të kërkoni falje

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom