• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Fruthi edhe te mjekët dhe punëtorët e shëndetësisë

January 25, 2019
in BALLINA, LAJME
Fruthi edhe te mjekët dhe punëtorët e shëndetësisë
Share on FacebookShare on Twitter

Katër mjekë, një infermiere dhe një i punësuar në Klinikën për Sëmundjet Pediatrike janë të infektuar me sëmundejn e fruthit. Asnjë nga pacientët nuk është shtruar në spital në Klinikën Infektive, mjekët nuk ishin vaksinuar aspak ose kishin pranuar vetëm një dozë të vaksinës MRP.

Sipas deklaratave të Dr. Zharko Karaxhovski, epidemiolog në Institutin e Shëndetit Publik, punëtorët e kujdesit shëndetësor kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me fëmijët e sëmurë ose me ata që ishin në periudhën e inkubacionit.

Ai përsëri bëri thirrje për t’u vaksinuar të gjithë të jovaksinuarit ose ata që kanë marrë vetëm një dozë të vaksinës, jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit sepse epidemia vazhdon, dhe përhapja e sëmundjes është e mundur, prandaj vaksinimi është parandalimi më i mirë.

Deri tani 30 mjekë dhe personel mjekësor kanë marrë vaksinë MRP në Qendrën për Shëndetësi Publike në Shkup, ndërkaq dje janë vaksinuar 20 punonjës të Klinikës së Fëmijëve, ku një javë më parë janë ndaluar të gjitha vizitat në të gjitha departamentet.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në Klinikën për Sëmundje Infektive është shtruar në spital një fëmijë 2 vjeçar nga Karposhi i cili nuk ka marrë vaksinën MRP dhe nuk ka shkuar as në kopshtin për fëmijë.

Deri tani, 75 fëmijë janë prekur nga fruthi dhe 4,070 janë vaksinuar.

 

Next Post
Nga Prokuroria Publike i presin incizimet nga kamerat nga kalimi kufitar në Shqipëri

Nga Prokuroria Publike i presin incizimet nga kamerat nga kalimi kufitar në Shqipëri

Në Kuvendin e Greqisë sot do të votohet për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës

Në Kuvendin e Greqisë sot do të votohet për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom