Kategoritë

PERSPEKTIVA 2019 Çadikovski: Kthesa politike nuk është e mjaftueshme nëse gjendja nuk ndryshohet përbrenda

“Viti 2018 ishte vit shumë interesant, edhe pse ne mund të themi se çdo vit në shoqërinë tonë e vlerësojmë si vit interesant, të lidhur me ngjarje të mëdha, historik… Kështu ishte edhe gjatë tre- katër viteve të kaluara, kur praktikisht krijohej ajo bazë për ndryshime më të rëndësishme në shoqëri dhe viti 2018 duhej të jetë ai vit që me të vërtetë do të sjelltë ndryshime në shoqëri, jo vetëm në mënyrë simbolike, por edhe në mënyrë më thelbësore në më tepër sfera të jetesës”, deklaroi kryetari i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, Mlladen Çadikovski, për “Perspektiva 2019”.

Edhe pse sipas tij viti 2018 duhej të jetë viti i ndryshimeve më të rëndësishme në shoqëri, Çadikovski thotë se kjo nuk ka ndodhur në masë të duhur ose jo ashtu si kanë pritur qytetarët të cilët kanë dëshiruar të shohin një shoqëri ndryshe.

“Kjo megjithatë ishte e shtypur nga ngjarje tjera, sepse Qeveria dhe pjesa më e madhe e ekipit të Qeverisë ishin të përqendruar në politikën e jashtme dhe kjo ka sjellë deri te situata të jenë të lëna anash detyrat dhe obligimet e brendshme. A e mban mend dikush sot raportin e Pribe, obligimet e Marrëveshjes së Përzhinës dhe gjërat që duhej të sjellin ndryshime thelbësore… Me siguri këto tani janë të lëna vetëm si pjesë e komunitetit të mediave e cila vazhdimisht e përkujton kryeministrin dhe tjerët për këto obligime që janë jashtëzakonisht të rëndësishme. Por, nga ana tjetër, e fituam Marrëveshjen e Prespës, e cila është një akt me të vërtetë i rëndësishëm edhepse për shumicën i dhimbshëm sepse parashikon ndryshimin e emrit kushtetues të Maqedonisë, por që i hap perspektivat për integrimin euroatlantik, së pari NATO e pastaj edhe negociatat me Bashkimin Evropian”, thotë Çadikovski.

Ai thotë se për këtë vit, edhe për ndryshimet në planin e brendshëm në shtet, pritjet janë çdo herë të mëdha, por nëse përcillet periudha e deritanishme  se çfarë ka kaluar Maqedonia dhe si janë zhvilluar ngjarjet në institucionet, ai thotë se nuk është optimist i madh.

“Pas marrëveshjes së Prespës, shumë gjëra do të varen nga kapaciteti personal i atyre që i udhëheqin dhe krijojnë politikat e atyre që i zbatojnë. Nuk është me rëndësi në maje të keni dy-tre kokë të mençura të cilat e dinë çfarë të thonë, shumë më e rëndësishme është se si do të zbatohet e gjithë ajo. Vullneti politik është një dhe shpresojmë se për ndryshime më të mëdha ekziston ky vullnet, ndërsa, e dyta është se si kjo do të zbatohet në terren”, shton Çadikovski.

“Nëse Maqedonia i fiton negociatat me BE, atëherë mendoj se do të jemi nën reflektorë më të fuqishëm dhe kjo gjysmë errësirë e funksionimin e institucioneve do të ndriçohet fuqishëm dhe gjërat do të rrjedhin në me dinamikë më të ndryshme. Realizimi i qëllimit të negociatave me BE është gjithashtu detyrë e rëndë dhe nuk jam i bindur se Brukseli do ta grantojë Maqedoninë për të gjitha arritjet në politikën e jashtme. Mendoj se ata do të insistojnë në detyrat shtëpiake, gjyqësinë, betejën me korrupsionin, mediat dhe lirimin e shtrëngimeve ekonomike, që të niset me negociatat me BE”,  shtoi Çadikovski.

Angella Petrovska

Kamera dhe fotografia: Dehran Muratov

Montazhi: Biljana Jordanovska