• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Me Ligjin për përdorimin e gjuhëve i vihet fund nacionalizmit

January 18, 2019
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
Qeveria: Shaqiri përkohësisht është angazhuar si bashkëpunëtor i jashtëm për luftë kundër radikalizmit
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në lidhje me shpërndarjen e lajmeve të rrejshme dhe të pavërtetave për aplikimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, njofton:

Ligji për Përdorimin e Gjuhëve në Republikën e Maqedonisë, u miratua në mënyrë përkatëse sipas procedurave të parashikuara në Kuvendin e Maqedonisë.

Opozita i ka pasur të gjitha mundësitë që të marrë pjesë me amendamente në harmonizimin e ligjit.

Opozita vetë solli vendim që të mos marrë pjesë në procesin politik të miratimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Mosmarrja pjesë nuk e përjashton nga përgjegjësia politike të opozitës për refuzimin e tyre që të jenë pjesë e avancimit të të drejtave të qytetarëve të vendit tonë.

Vlerësimet e pabaza dhe të rrejshme, se ngarkohet buxheti edhe me punësime të reja janë shpikje dhe obstruksione të opozitës.

Agjencia për Aplikimin e Gjuhës dhe Inspektorati për Përdorimin e gjuhëve, ashtu siç parasheh ligjo dhe siç është konstatuar me marrëveshjen politike për miratimin e të njëjtit, kuadrot do të formohen nga resurset aktuale njerëzore në ministri, agjenci dhe sekretariate. Nuk parashihen punësime të reja, thuhet në kumtesë.

Agjencia do të jetë në shërbim të komunave dhe institucioneve tjera në ato vendbanime ku shumica e banorëve janë Maqedonas. Në ato vende, në raste kur ndonjë qytetar i përkatësisë shqiptare, rome, boshnjake, serbe, turke etj. Do të ketë nevojë për dokument të caktuar në gjuhë tjetër, përveç maqedonishtes, agjencia do t’u ndihmojë duke u siguruar dokument në gjuhën e tyre amtare të cilën e kuptojnë më së miri.

Kjo do të thotë se në komunat dhe institucionet në të cilat komunitetet pakicë nuk janë të përfshira me më tepër se 20% të popullatës, nuk do të ketë punësime në administratë për plotësimin e përcaktimeve të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, ndërsa shërbimet do të sigurohen përmes Agjencisë qendrore për të cilën do të angazhohen kapacitetet ekzistuese të administratës publike.

Mes tjerash, nga Qeveria njoftojnë se në pajtim me përfundimin e Qeverisë, Ligji për përdorimin e gjuhëve do të dorëzohet në Komisionin e Venedikut për shqyrtim, nga ana e Ministrisë për Drejtësi, dhe të gjitha vërejtjet eventuale do të shtohen në tekstin e Ligjit. Kjo është garanci për respektimin e plotë të standardeve evropiane.

  1. T.
Next Post
Ligji kundër korrupsionit i grindi deputetët e VMRO-DPMNE, por u mbështet nga të gjithë të pranishmit në seancë

Ligji kundër korrupsionit i grindi deputetët e VMRO-DPMNE, por u mbështet nga të gjithë të pranishmit në seancë

Tregtarët e Bit Pazarit dhe të Pazarit të Gjelbër sot protesojnë

Tregtarët e Bit Pazarit dhe të Pazarit të Gjelbër sot protesojnë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom