• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Ligji i gjuhëve dhe Marrëveshja me Greqinë shpallen në gazetën zyrtare

January 15, 2019
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
Ligji i gjuhëve dhe Marrëveshja me Greqinë shpallen në gazetën zyrtare
Share on FacebookShare on Twitter

Ligji për përdorimin e gjuhëve dhe Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë përfundimisht u shpallën në gazetën zyrtare të Maqedonisë. Dy dokumentet të cilat nuk u dekretuan nga presidenti Gjorgji Ivanov, pas disa muajve pritje, dje kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i dërgoi për publikim në gazetën zyrtare. Ligji për përdorimin e gjuhëve me të cilin parashihet avancimi i përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe u miratua më 14 mars në Kuvend. Ligji mori dy herë miratimin e deputetëve pasi pas votimit të parë Ivanov nuk pranoi ta dekretojë. Vendim të njëjtë Ivanov mori edhe pas votimit të dytë, por për shkak të zbrastirës ligjore u shkaktuan polemika për atë se si duhet vepruar kur presidenti nuk e kryen obligimin kushtetues ku poashtu nuk precizohet zgjidhje alternative. Kreu i shtetit refuzoi të dekretojë edhe marrëveshjen me Greqinë për zgjidhjen e kontestit rreth emrit që u në Kuvend u ratifikua më 5 korrik të vitit që lam pas. Edhe ligji për ratifikimin e kësaj marrëveshje u votua dy herë në Kuvend. Kushtetuta parasheh që pas votimit të dytë presidenti të dekretojë ligjin, por nuk parasheh zgjidhje alternative nëse ai nuk kryen këtë veprim. Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi që në fillim pati paralajmëruar se dy ligjet do t’i shpall në gazetë zyrtare për të hyrë në fuqi vendimi i deputetëve i sjellë me shumicën e nevojshme ligjore dhe kushtetuese.

Next Post
14 marsi do të jetë Dita e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

14 marsi do të jetë Dita e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Nëntë aksidente në Shkup, një person është lënduar rëndë

Arrestohet një tetovar në "Jazhincë", dhe dorëzohet në SPB - Tetovë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom