• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Qyteti i Shkupit ndan subvencione për pastrimin e oxhaqeve

January 14, 2019
in BALLINA, LAJME
Qyteti i Shkupit ndan subvencione për pastrimin e oxhaqeve
Share on FacebookShare on Twitter

Qyteti i Shkupit vazhdon me ndarjen e subvencioneve për pastrimin e oxhaqeve, me qëllim të uljes së ndotjes së ajrit.

Për këtë qëllim, Qyteti i Shkupit sot ka njoftuar se është shpallur thirrja publike për subvencionimin e amvisërive dhe subjekteve tjera të Qytetit të Shkupit për pastrimin e oxhaqeve për vitin 2019.

“Me këtë thirrje, Qyteti i Shkupit do të kompensojë një pjesë të shpenzimeve të amvisërive dhe të subjekteve tjera për pastrimin e oxhaqeve, me  shumë prej 1000. Denarë, ndërsa në thirrjen publike mund të marrin pjesë persona fizikë dhe juridikë vendbanimi ose selia e të cilëve është në rajonin e Qytetit të Shkupit”, thuhet në kumtesë.

Thirrja publike vazhdon deri më 30.11. 2019, dhe do të realizohet sipas parimit “i pari shërbehet i pari”, gjegjësisht deri në realizimin e mjeteve të parapara për këtë qëllim me Buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2019.

Për kompensimin e një pjese të shpenzimeve dhe dëshmi se kriteret për pjesëmarrje janë të plotësuara, kërkuesi duhet të dorëzojë këto dokumente deri te Qyteti i Shkupit ( kërkesa mund të merret në arkivin e Qytetit të Shkupit ose nga internet faqja e Qytetit www.skopje.gov.mk), dëshmi për banim në Shkup, fotokopje e letërnjoftimit ose pasaportës, fotokopje nga llogaria bankare / gjiro llogaria, dëshmi për subjekt ligjor, gjendje bankare jo më e vjetër se 6 muaj, vërtetim origjinal për pastrim të realizuar të oxhakut, e nënshkruar nga personi profesionist që e ka pastruar oxhakun, dhe llogari fiskale nga kompania me veprim të regjistruar për pastrim të oxhaqeve ( shifra 81.22, në pajtim me Klasifikimin nacional të aktiviteteve). Kërkesën për shfrytëzimin e të drejtës për kompensim të një pjese të shpenzimeve, bashkë me dokumentacionin e duhur, duhet ta dërgoni në zarf të mbyllur deri te Qyteti i Shkupit, bul. Ilinden nr. 82, në arkivin e Qytetit të Shkupit, çdo ditë pune nga ora 08:30 deri ora 15:00.

D. T. 

Next Post
Xhaferi e nënshkroi ligjin për përdorimin e gjuhëve

Xhaferi e nënshkroi ligjin për përdorimin e gjuhëve

“M’cusi” i 2019-ës

“M’cusi” i 2019-ës

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom