• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Pritet vazhdimi i seancës parlamentare për ndryshimet në kushtetutë

January 11, 2019
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
Kuvendi do ta ratifikojë marrëveshjen për emrin me Greqinë
Share on FacebookShare on Twitter

Seanca parlamentare për fazën përfundimtare për ndryshimet në kushtetutë do të mbahet ot në ora 12. Dje u prolongua dy herë, pasi nuk u siguruan vota të mjaftueshme për amandamentet kushtetuese që dalin nga Marrëveshja e Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Kjo është përpjekja e tretë që të fillojë seanca në të cilën do të miratohen amendamentet kushtetuese, pasi që dy ditët e kaluara është prolonguar dhe anuluar.

Shumica parlamentare ende nuk i ka siguruar 80 vota, pasi që deputetët e Lëvizjes BESA e kanë kushtëzuar votën “për” me amendamente që kanë të bëjnë me “çështjen shqiptare” – për të cilat janë duke u realizuar takime koordinuese me grup ekspertësh për të shqyrtuar mundësitë e përfshirjes së tyre në pakon e ndryshimeve kushtetuese.

 

Kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij në Kuvend dje i argumentoi pse duhet të votohet për ndryshimet kushtetuese, i falënderoi të gjithë që kanë dhënë kontribut dhe tha se me Lëvizjen Besa ende nuk janë marrë vesh por që pret marrëveshje.

Mbrëmë dhe gjatë ditës kryeministri Zaev ishte optimist se do t’i harmonizojnë qëndrimet me Lëvizjen Besa, pasi që bëhet pjesë për çështje teknike, gjë që sipas tij, nuk e vë në rrezik identitetin maqedonas, por më vonë, pas reagimit të 8 deputetëve që dolën nga VMRO-DPMNE të cilët thanë se nuk do të votojnë nëse pranohet amandamenti i Lëvizjes Besa, nuk u arrit harmonizimi.

Para Kuvendit dje protestuan shoqatat “Maqedonia bllokon”, “Vëllazëria krishtere”, partia “Maqedonia e vetme”, “Tvrdokorni”, kundër ndryshimeve në kushtetutë. Ata paralajmëruan se protetat do të vazhdojnë edhe sot.

 

Next Post
Edhe 200 persona me pengesa do ta shfrytëzojnë ndihmën e asistencës personale

Edhe 200 persona me pengesa do ta shfrytëzojnë ndihmën e asistencës personale

Seanca të katër komisioneve kuvendore

Seanca parlamentare për ndryshimet në kushtetutë ende nuk ka filluar

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom