• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Zaev: Ose do të bëhemi 80, ose do të marrim përgjegjësi!

January 10, 2019
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
Zaev: Ose do të bëhemi 80, ose do të marrim përgjegjësi!
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Zaev sot ka deklaruar se bisedimet me partinë opozitare Besa, krahu i Bilall Kasamit për gjetjen e formulimit teknik për shtetësinë, me qëllim të sigurimit të 80 votave të nevojshme, ende po vazhdojnë.

“Besa është ka pozitë parimore për këtë çështje, siç janë edhe tetë deputetët nga VMRO-DPMNE dhe Koalicioni, dhe janë “të parët të cilët janë për mbrojtjen e identitetit maqedonas”. Esenca e Besës është që përmes formulimit të maqedonas/qytetar i RMV të mos lihet përshtypja se Shqiptarët, Turqit, Vllehët, Serbët, Romët dhe të gjithë tjerët në shtet, do të jenë maqedonas. Ky është thelbi. Kërkojmë aspekte teknike për zgjidhje. Punojmë të gjendet zgjidhje. Gjithsesi se shtetësia është maqedonase dhe ashtu do të mbetet. Për këtë nuk ka dilemë. Besa nuk kërkon të ndryshohet identiteti ose diçka të ngjashme. Syri i mprehtë i tetë deputetëve e bën pikërisht këtë si dhe ne dhe deputetët tjerë. Punojmë të gjendet zgjidhje për formulimet teknike se si shtetësia të jetë për të gjithë maqedonase/qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e megjithatë, Shqiptarët dhe bashkësitë tjera etnike të mos jenë Maqedonas”, tha Zaevi në konferencën për shtyp pas promovimit të operatorit të autorizuar ekonomik.

Ai shtoi se Maqedonasit në shtet nuk duhet të frikohen se ndonjë parti shqiptare ose deputet shqiptar kërkojnë të rrezikohet identiteti.

Ai tha se për momentin nuk mund të thuhet se janë siguruar 80 deputetë, por edhe se është i gatshëm ta mbajë pjesën e tij të përgjegjësisë.

“Secili duhet ta mbajë përgjegjësinë për procesin. Nëse nuk ka shumicë, pason Bordi Qendror i LSDM dhe bartja e përgjegjësisë. Kemi vendosur çdo gjë në këtë kartë. Në politikë, siç merrem merita, ashtu bartet edhe përgjegjësia. Nuk kam paragjykime, ka ardhur momenti i përgjegjësisë. Ose do të bëhemi 80, ose do të vijon përgjegjësia”, deklaroi kryeministri Zaev.

D.T.

Next Post
NP “Higjiena komunale” Shkup, “mban nën kontroll” borën

NP “Higjiena komunale” Shkup, “mban nën kontroll” borën

Kompania amerikane FORD pas konfliktit me autoritetet franceze, tani problem me Britaninë e Madhe?

Kompania amerikane FORD pas konfliktit me autoritetet franceze, tani problem me Britaninë e Madhe?

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom