• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Gusar: Viktimat e dhunës të ngujuara në labirinte ligjore

January 10, 2019
in BALLINA, LAJME
Gusar: Viktimat e dhunës të ngujuara në labirinte ligjore
Share on FacebookShare on Twitter

Avokatja Marta Gusar në bisedë për Perspektiva 2019 thotë se gratë ditë e më tepër marrin guximin të paraqesin dhinë fizike dhe psikike dhe të ngritin procedurë gjyqësore.

Sipas saj, para se të arrihet te procedura gjyqësore, viktima kalon nëpër një proces të rëndë, sepse së pari lajmërohet në polici (192), ndërkaq që atje rrallë njihet dhuna. Ka raste kur viktima paraqet dhunë fizike dhe në vend se të mbrohet dhe strehohet, ajo pranon akuzë për kundërvajtje për pjesëmarrje në rrahje dhe shkelje të rendit dhe qetësisë publike.

“Në periudhën e ardhshme pres trajnim më të madh të të gjitha institucioneve që punojnë me viktmat e dhunës, posaçërisht me policët, sepse viktimat paraqiten së pari te ata. Dhuna nuk është vetëm fizike, por edhe psikike. Shpeshherë policia nuk e dallon dhunën psikike, dhe pastaj e drejton viktimën në institucione tjera”, theksoi Gusar.

Ajo pret që me ratifikimin e Konventës së Stambollit në të gjitha komunat do të hapen qendra për kujdesin e viktimave.

“Shkupi nuk është Maqedoni. Në kryeqytet ka qendra strehimi në të cilat mund të strehohen viktimat e dhunës familjare ose ndonjë lloji tjetër të dhunës, mirëpo, është e vështirë në qytetet tjera, gjegjësisht, në mjediset rurale në të cilat nuk ka as qendra për strehim, as organizata joqeveritare të cilat do t’u ndihmonin viktimave”, thotë ajo.

Gusar shton se shpejtësia e gjyqit për zgjidhjen e procedurave është për lëvdatë, për dallim nga më herët.

Ajo është optimiste se në pesë vitet e fundit derisa zgjat implementimi i Konventës së Stambollit, do të zbatohet trajnim i të gjitha institucioneve përkatëse, do të ngrihet niveli i vetëdijes te të gjithë, dhe do të ketë numër më të madh të organizatave joqeveritare të cilat do të merren me viktimat e dhunës dhe se më në fund komunat do të ndajnë buxhet për qendrat e strehimit.

D. Muratov

Kamera dhe fotografia: Biljana Jordanovska

[divide]

 

Kjo bisedë është pjesë e serialit “Perspektiva 2019” në kornizat e projektit të Civilit “Qytetaret dhe qytetarët për shoqëri të lirë”, me mbështetje financiare nga Ministria për punë të Brendshme e Republikës Federale të Gjermanisë

Next Post
Kuvendi do ta ratifikojë marrëveshjen për emrin me Greqinë

Pritet vazhdimi i seancës parlamentare për ndryshimet në kushtetutë

Edhe 200 persona me pengesa do ta shfrytëzojnë ndihmën e asistencës personale

Edhe 200 persona me pengesa do ta shfrytëzojnë ndihmën e asistencës personale

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom