Jemi shoqëri “copy paste” ku me një buton të shtypur duam të bëhmi si tjetri; ne urojmë festat me “copy paste” ose me GIF, p.sh Kardashiani duke gjuajt pare si në muzikë live, ose disa zemra që shpërthejnë dhe bëjnë dritë. Ne edhe ditëlindjen e më të dashurve apo shokëve e urojmë me “copy paste”, ne ham bukë me “copy paste” ne duam të jemi si gjithkush por assesi si vetja, neve na pengon origjinaliteti, ne edhe profilin ne fb e kemi fake sepse mendojmë se duke fshehur identitetin ne fitojmë lirinë, por duke fshehur identitetin ne humbasim vetveten, pastaj nuk e dim a jemi ai që jemi apo jemi bërë si ai që s’jemi; ne jemi shoqëri “copy paste” sepse shtëpinë e ndërtojmë si komshiu pastaj flejmë në “veçallëk”, ne edhe veturën e blejmë si më i afërti, kurse garderobën e blejmë me rekomandim të dikujt; shoqëria jonë vetëm gjërat e mira nuk i kopjon sepse gjërat e mira krijohen, por assesi të kopjohen, kopjet kudo në botë paraqesin shëmtirë, por si duket ne më shumë e pëlqejmë të shëmtuarën se sa të bukurën..
Shoqëria jonë i dërgon mesazhin e njejt të urimit disa mijëra personave pa mos shtuar as edhe një shkronjë apo emocion nga vetja..
Ne kopjojmë emisionet, shfaqjet, lajmet, dasmat, politikën, provimin, temën e diplomës, këngën dhe gjithçka tjetër, vetëm e vetëm që të dukemi si ai që punon, pa mos punuar as edhe një sekond të vetëm.