• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Bujar Osmani nuk thotë jo për dështimin e Marrëveshjes së Prespës

December 27, 2018
in BALLINA, LAJME
OSMANI: Qeveria do ta mbajë parimin e transparencës dhe llogaridhënies në reforma (FOTO)
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, nuk mohon mundësinë e skenareve të errëta për rrënimin e procesit për mbylljen e kontestit Maqedoni – Greqi. Osmani në “Argument” në TVM2 thotë se tendencat janë të brendshme, rajonale, por edhe nga qendrat e fuqishme gjeopolitike botërore. Ai konsideron se me shumë vëmendje duhet shikohet i gjithë procesi deri në ditën e fundit.

“Sidoqoftë, kjo nuk duhet të na vë në gjumë në këto ditë të fundit të përmbylljes së procesit, duhet të na bëjë shumë të kujdesshëm, syçelë, që të shohim të gjitha rreziqet e mundshme, qofshin nga ato të paqëllimshme ose të qëllimshme. Në moment ndjej unë por edhe ne, se mund të ketë një dorë të fshehur në këtë proces që tenton ta rrënojë në ditët e fundit të tij dhe do të ketë tentime të tilla, mirëpo mendoj se energjia për mbylljen e kësaj teme është aq e madhe sa që e pakthyeshme”,- theksoi zëvendësministri për çështje europiane, Bujar Osmani.

Zëvendëskryeministri Osmani thotë se edhe përkundër pengesave nga opozita, plani 18 i reformave të nevojshme drejt BE-së është realizuar mirë. Për miratimin e ligjeve tanimë është arritur edhe konsensus me deputetët opozitarë që ato të miratohen dhe procesi të shpie përpara. “Në parlament po planifikohet deri në fund të vitit një ditë në të cilën do të miratohen këto ligje, janë ligje që kërkojnë 2/3 e votave në parlament, janë ligje sistemore, prandaj jemi konsultuar edhe me deputetët opozitarë, kemi pranuar edhe disa vërejtje nga ata dhe propozime nga ata, kemi marrë edhe mbështetjen e tyre, ashtu që kujtoj që i kemi numrat e mjaftueshëm për t’i kaluar këto ligje”,- u shpreh zëvendësministri për çështje europiane, Bujar Osmani.

Sa i përket fatit të Prokurorisë Speciale, ekzistojnë dy opsione: për vazhdimin e mandatit ose inkorporimin e saj në Prokurorinë e Përgjithshme. Draft – versionet ekzistojnë, por Osmani thotë se ekspertët duhet ta thonë fjalën e fundit. Ligji i amnistisë, sipas Osmanit, paraqet detoksikim të ambientit politik, duke hapur mundësinë e bashkëpunimit brenda parlamentit por pa i shfajësuar dhunuesit.

 

Next Post
Konfiskohen 13 pako fishekzjarre në Sellcë

Konfiskohen 13 pako fishekzjarre në Sellcë

Ka ndëruar jetë, veterania e mësuesisë shqiptare në Tetovë dhe Maqedoni

Ka ndëruar jetë, veterania e mësuesisë shqiptare në Tetovë dhe Maqedoni

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom