• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Sot skadon afati i kërkesave për amnisti

December 25, 2018
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
Sot skadon afati i kërkesave për amnisti
Share on FacebookShare on Twitter

Afati për parashtrimin e kërkesave për amnisti të ngjarjeve në Kuvend më 27 prill të vitit 2017, skadon sot.  Deri mbrëmë, në Gjykatën Penale kanë arritur 38 kërkesa për amnisti.

Deri tani, sipas disa mediave, kërkesa kanë parashtruar deputetët Krsto Mukoski, Lupço Dimovski dhe Johan Tarçullovski, si dhe Aleksandar Vasilevski Nixha, Nikolla Kolo, Goran Angelov – Qoseto, Ivan Cvetanovski , Goran Gjoshevski Levi, dhe Mitko Peshov, vëllezërit Mihail dhe Stefan Mlladenovski, Abdulfeta Alimi dhe Zaharie Simovski. Kërkesat për amnisti kanë parashtruar edhe regjisori Boris Damovski, një prej tre udhëheqësve të protestës “Për Maqedoni të përbashkët” dhe Igor Durlovski.

Jane Çento dhe Igor Jug të cilët  janë të përfshirë në  33 të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit, në seancën e fundit janë prononcuar se nuk do të kërkohet mëshirë por  drejtësi.

Kërkesa për amnisti mund të parashtrojnë edhe tashmë të akuzuarit për tentimin për vrasjen e deputetit Zijadin Sela, si dhe për sulmin e ministres Radmilla Shekerinska. Avokatët e Pançe Angellovit, i cili është i dënuar me katër vjet burg për veprën “dhunë”, ndaj Shekerinskës gjatë sulmit në Kuvend më 27 prill, dhe Nikolla Vojminovski është i dënuar me 13 vite e gjysëm burg për tentim për vrasjen e Zijadin Selës, konfirmuan se të dy kanë parashtruar kërkesë për amnisti.

Kërkesat e të akuzuarve mund të dorëzohen në Gjykatë personalisht dhe me postë. Pas skadimit të afatit për parashtrim të kërkesave, Gjykata dhe Prokuroria do të ketë afat prej pesë ditëve të përgjigjen kush do të falet.

Next Post
Besimtarët Katolikë dhe një pjesë e të krishterëve Ortodoksë sot festojnë Lindjen e Krishtit

Besimtarët Katolikë dhe një pjesë e të krishterëve Ortodoksë sot festojnë Lindjen e Krishtit

Ministria e Arsimit dhe Shkencës rekomandon punëtorët e arsimit të lirohen nga puna nga 2 deri 11 janari

Ministria e Arsimit dhe Shkencës rekomandon punëtorët e arsimit të lirohen nga puna nga 2 deri 11 janari

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom