Kategoritë

URIM I VITIT TË RI Po kalon një vit i shpresave dhe dëshpërimeve, ngjarjeve historike, komploteve dhe zgjidhjeve… Gëzuar Viti i Ri!

Mesazh për Vitin e Ri nga Civili

Para mbarimit të këtij viti, kutitë postare zakonisht  mbushen me mesazhe dhe kartolina me dëshira për sukses, lumturi, shëndet dhe gëzime në Vitin e Ri. Organizata dhe përfaqësueset dhe përfaqësuesit e saj këto ditë janë të mbuluar me urime të tilla nga organizata dhe institucione, lokale, nacionale dhe ndërkombëtare. Të gjithëve, çdo CIVIL ua kthen me buzëqeshje të gjerë dhe falënderim për kujdesin. Të gjithëve ua kthejmë urimet për sukseset  dhe në Vitin e Ri 2019 u dëshirojmë edhe më tepër sukses, lumturi, shëndet dhe gëzime në planin personal dhe profesional. Të gjitha organizatave dhe institucioneve u dëshirojmë plotësime të planeve me indikatorë të shkëlqyer për sukses të vërtetë dhe arritjet më të mira të mundshme të cilat e përmirësojnë jetën e njerëzve.

Civili për çdo vit publikon urim për Vitin e Ri, i cili del nga kornizat e protokollit dhe nga mënyrate rëndomta të komunikimit me opinionin, nuk harron të urojë dhe të dëshirojë çdo të mirë, por edhe të përkujtojë për çështjet më të rëndësishme.

Andaj, Civili kërkon më tepër të drejta dhe liri njerëzore në Vitin e Ri, me porosi: “Së bashku qëndrojmë, të ndarë rrëzohemi” (United We Stand, Divided We Fall). Kur themi bashkë, mendojmë në përkushtimin e plotë ndaj të drejtave dhe lirive të njeriut të të gjithë qytetarëve, pavarësisht nga prejardhja, statusi ose përcaktimi i tyre.

Të gjithë së bashku jemi në kërkim të jetës më të mirë, të drejtësisë, lirisë dhe barazisë. Me rëndësi është të dëgjohemi mes vete dhe t’i plotësojmë të drejtat dhe liritë tona, pa i rrezikuar të drejtat dhe liritë e tjerëve. Këtë mund ta arrijmë vetëm nëse jemi të bashkuar, nëse jemi të vendosur, të sinqertë dhe të guximshëm.

Të dashura qytetare dhe të dashur qytetarë të Republikë së Maqedonisë,

Po kalon një vit i shpresave dhe dëshpërimeve, ngjarjeve historike, komploteve dhe zgjidhjeve…Para nesh është edhe një vit i rëndësishëm për të gjithë ne, vit në të cilin do të jetë me rëndësi të madhe të jemi të bashkuar dhe të mos u nënshtrohemi lajmeve të rrejshme, gjuhës së urrejtjes dhe thirrjeve për dhunë.

Gëzuar Viti i Ri!