Studentët e Shqipërisë kanë paralajmëruar se sot do të jetë dita e fundit e protestës për vitin aktual, dhe se do të vazhdojnë me protesta në janar të vitit 2019, deri në plotësimin e të gjitha kërkesave ndaj qeverisë.
Studentët e Akademisë së Arteve dhe disa studentë të tjerë kanë vendosur që të protestojnë para parlamentit, ku do të zhvillohet edhe sot një seancë plenare.
Protestat e studentëve do të vazhdojnë sërish vitin tjetër, pasi universitetet sot mbyllin dyert për shkak të pushimeve për festat e fundvitit.
Për më tepër se dy javë studentët kanë bojkotuar auditoret e universiteteve duke zbarkuar në sheshet dhe bulevardet e Tiranës por edhe në qytetet e tjera si Shkodra, Gjirokastra, Elbasani, Korça etj.