• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

CIVIL: FESTONI SIGURT

December 21, 2018
in BALLINA, LAJME
CIVIL: FESTONI SIGURT
Share on FacebookShare on Twitter

Civili ka apeluar deri te të gjithë qytetaret dhe qytetaret para festave të krishtlindjes dhe vitit të ri:  Festoni sigurt!

Para ditëve festive, CIVIL -Qendra për Liri përkujton se të shtënat festive janë të ndaluara me ligj dhe janë të rrezikshme për jetën. Të shumta janë shembujt e përfundimeve tragjike të kremtimeve gjatë të cilave nga plumbi kanë pësuar kalimtarë të rastit ose ka lënduar ndonjë pjesëmarrës në kremte. Pavarësisht se sa mendoni se e zotëroni armën, keni parasysh se edhe profesionistët më të mëdhenj gabojnë.

Një nga sloganet e Civilit gjatë viteve të kaluara është: Mos u eksitoni nga “ekspertët për armë” – do ti mbijetoni!

Sa edhe që tingëllon morbide, ky është fakt i cili duhet pasur ndërmend në ditët kur konsumohet alkool dhe harrohet siguria. Gjatë kësaj, “revolistët e hareshëm” duhet të kenë ndërmend se, edhe nëse të shtënat e tyre nuk e kanë lënduar dikë, trauma nga të shtënat mbi të gjithë në rrethin e tyre nuk ka lënduar asnjërin, janë gjithashtu dëm i madh.

“Plumbi i shtënë në ajër, patjetër kthehet në tokë. Dhe atëherë mund të ketë pasoja tragjike, e të mos flasim për rreziqet nga kthimi i plumbit ose thjeshtë plumbit të humbur i cili mund të jetë vrasës. “ – thonë nga Civili.

Fëmijët janë viktimat më të shpeshta të traumave, lëndimeve, por edhe tragjedive, për shkak të përdorimit të papërgjegjshëm dhe keqpërdorimit të armës. “Kur persona të papërgjegjshëm e keqpërdorin armën për të shtëne festive, prindërit duhet t’ua tregojnë tre rregullat e thjeshta të sigurisë fëmijëve të tyre: të largohen nga vendi i të shtënave festive, të mos prekin armë dhe eksplozivë dhe të paraqesin përdorim joligjor të armëve. Këto rregulla sigurie, kuptohet, vlejnë edhe për të rriturit.” – thuhet në rregullat e sigurisë të Civilit.

“ Materialet spërkatëse dhe fishekzjarrët janë të dëmshme për shëndetin dhe jetën. Në një doracak të Civilit për edukimin e fëmijëve dhe të rinjve për sjellje të sigurt thuhet: “Fishekzjarret dhe materialet spërkatëse, si dhe armët, janë të rrezikshme dhe shpesh shkaktojnë tragjedi madje edhe në radhët e profesionistëve të cilët në përshkrimin e vendit të punës e kanë përdorimin e eksplozivëve dhe armëve.”

Civili i bashkangjtet apelit të MPB të mos përdoren fishekzjarrë dhe mjete tjera piroteknike pa autorizim, dhe u bën thirrje qytetarëve ta paraqesin sjellën e papërgjegjshme dhe kundërligjore.

[divide]

Civili është organizatë anëtare e rrjetit Ndërkombëtar veprues për armë të vogla (IANSA) dhe i koalicionit global Kontrolli i armve ( Control Arms) qysh nga fillimet: Organizata ka përvojë të madhe, ekspertiza relevante dhe renome ndërkombëtare në luftën kundër tregtisë dhe keqpërdorimit të armëve joligjore, dhunës  së armatosur, ekstremizmit dhe terrorizmit.

Next Post
Vazhdon gjykimi për 27 prillin, seanca të reja për “Titanik”, “Total” dhe “Arka”

Vazhdon gjykimi për 27 prillin, seanca të reja për "Titanik", "Total" dhe "Arka"

Kallajxhiev: Me ligjin për amnisti konfirmohet praktika e përzierjes së politikës në gjyqësi

Kallajxhiev: Me ligjin për amnisti konfirmohet praktika e përzierjes së politikës në gjyqësi

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom