• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Agjendë dinamike e Civilit gjatë javës së kaluar

December 21, 2018
in BALLINA, LAJME
Agjendë dinamike e Civilit gjatë javës së kaluar
Share on FacebookShare on Twitter

Kaloi edhe një javë dinamike e CIVIL -Qendrës për Liri dhe njësive dhe ekipeve organizuese të organizatës. Duke e marrë parasysh agjendën vazhdimisht të ngjeshur të organizatës, ekipi i Civilit vendosi të bëjë pasqyrë javore të aktiviteteve të organizatës, por edhe t’i veçojë artikujt më interesante nga Redaksia e CIVIL Media.

Civili e botoi dhe e promovoi publikimin “Humbje e identitetit ose… ?”, më 19 dhjetor, si kontribut ndaj procesit të sigurimit të dialogut qytetar dhe politik, publik, për zgjidhjen përfundimtare të kontestit që zgjati tre dekada për emrin, si dhe ndaj ndryshimeve kushtetuese që dolën si obligim nga Marrëveshja e Prespës.

Që të hidhet dritë mbi këto çështje nga aspekte të ndryshme, CIVILi e filloi projektin “Humbje e identitetit ose… ?” në partneritet me Fondacionin Hajnrih Bell nga Gjermania. Në projektin morën pjesë Katerina Kollozova, Mirjana Najçevska, Mirjana Maleska, Dijana Tahiri, Mersiha Smailloviq, Xhabir Deralla – moderator dhe udhëheqës i projektit si dhe redaktor i publikimit, Sasho Ordanoski, Ljubço Georgievski, Petar Bogojevski, Xvezdan Georgievski, Sinisha Stankoviq dhe Vojo Manevski. Video adresimet e tyre nga paneli i mbajtur më 15 nëntor janë paraqitur në formë të shkruar në publikimin.

Civili gjatë javës së kaluar vazhdoi me aktivitetet në terren. Kësaj here i pyetëm qytetaret dhe qytetarët e Shkupit për qëndrimet e tyre rreth Ligjit të ri për amnisti.

Si edhe gjatë tre viteve të kaluara, Civili edhe gjatë javës së kaluar vazhdoi me publikimin e artikujve të gazetarëve qytetarë, si pjesë e projektit “Objektivi qytetar”, kushtuar transparencës dhe përgjegjësisë në proceset politike. Dy tregimet e publikuara në këtë javë kanë të bëjnë me sigurinë në trafik.

Civili e shpalli muajin dhjetor për muajin e të drejtave dhe lirive të njeriut, kështu që në këtë drejtim çdo ditë përkujtojmë për Nenet nga Deklarata Universale për të drejtat e njeriut, e cila këtë vit shënon 7o vjetorin e ekzistimit. Këtë javë u publikuan Neni 17, 18, 20 dhe 21 nga Deklarata Universale.

Civili mbajti deh morri pjesë në disa takime, ngjarje dhe mbledhje me organizata joqeveritare, institucione dhe misione ndërkombëtare në tema dhe çështje aktuale, duke i përfshirë temat për situatën politike, gjendjen me të drejtat dhe liritë e njeriut, zgjedhjet dhe tjera.

M. Ivanovska

Next Post
Mot me mjegull dhe ngrica

Mot me mjegull dhe ngrica

Për Zaevin të pastra si kristali, për Gruevskin – zgjedhjet më kriminele deri tani

Prokurorja Ruskoska tha se sot duhet të arrijnë incizimet nga Mali i Zi nga arratisja e Gruevskit

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom