• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Pirovska: Luftë do të thotë të luftosh edhe për të drejtat e tjetrit

December 11, 2018
in BALLINA, LAJME
Pirovska: Luftë do të thotë të luftosh edhe për të drejtat e tjetrit
Share on FacebookShare on Twitter

Uranija Pirovska nga Komiteti i Helsinikit në Shkup në hapjen e CIVIL Fest theksoi se Deklarata për të drejtat e njeriut u sjell pas Luftës së Dytë botërore që të shërbejë si angazhim dhe garanci për botën se asnjëherë më nuk do ti përjetojë krimet e asaj lufte. Në Deklaratë shkruan se të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë sipas dinjitetit dhe janë të barabartë para ligjit.

“Jemi dëshmitarë se njerëzit në shumë pjesë të botës janë viktima të përndjekjes, së vrasjeve masive, pikërisht për shkak të ngjyrës së ndryshme të lëkurës, orientimit seksual, përkatësisë fetare ose politike.

Lufta për të nesërmen më të mirë asnjëherë nuk do të ndalet. Çdo herë do të ketë njerëz që do ti shkelin të drejtat e njeriut, por atyre duhet t’u kundërshtojmë.

Qytetarët e Republikës së Maqedonisë për 11 vite u ballafaquan me regjimin i cili në mënyrë brutale i shkelte të drejtat themelore të njeriut. Atë që e përjetuam, unë e ndjej si satisfakcion personal, se qytetarët sot janë shumë më të vetëdijshëm për të drejtat e tyre dhe se me fuqinë e tyre, energjinë dhe luftën, mund ta ndryshojnë pushtetin dhe mund ta bëjnë shoqërinë më të drejtë.

Maqedonia edhe sot nuk mund të lëvdohet se qytetarët e saj jetojnë në mirëqenie, ende përballemi me recidivët e sundimit paraprak jodemokratik, recidivë kundër të cilave ky pushtet duhet të fuqishëm të kundërshtojë, recidivë të cilat duhet të mënjanohen me reforma.

Unë sot qëndroj krenare sepse kemi bërë çdo gjë që sot Maqedonia të përjetojë liri. Maqedonia ishte shtet i robëruar deri vitin 2017, sot njerëzit jetojnë më mirë nga aspekti i lirisë. Mirëpo, Maqedonia asnjëherë nuk guxon të harrojë se heshtja, mbulimi i lëshimeve të pushtetit mund të sjellin deri te diktaturë të ngjashme me të cilën u ballafaquam 11 vite.

Lufta nuk duhet nisur duke filluar nga të drejtat tona personale, luftë do të thotë të luftosh edhe për të drejtat e tjetrit”, përfundoi Pirovska.

Dehran Muratov

Kamera: Atanas Petrovski

Montazhi: Arian Mehmeti

Fotografia: Biljana Jordanovska

Përpunimi i tekstit: Dijana Tahiri

Next Post
Muratov: Derisa ka njerëz që nuk kanë ujë, nuk mund të flas për të drejtat e njeriut

Muratov: Derisa ka njerëz që nuk kanë ujë, nuk mund të flas për të drejtat e njeriut

Punëtori e suksesshme për gazetari qytetare

Punëtori e suksesshme për gazetari qytetare

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom