• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Më 10 dhjetor përkujtojmë: Të gjithë qytetarët duhet të jenë të barabartë para gjyqeve!

December 10, 2018
in BALLINA, LAJME
Më 10 dhjetor përkujtojmë: Të gjithë qytetarët duhet të jenë të barabartë para gjyqeve!
Share on FacebookShare on Twitter

Më 10 dhjetor përkujtojmë Nenin 10 të Deklaratës Universale për të drejtat e njeriut: Gjithkush gëzon njëlloj të drejtën për një proces gjyqësor objektiv e publik para një gjykate të pavarur e të paanshme, në përcaktimin e të drejtave dhe detyrimeve të veta dhe për vendimin mbi çfarëdo lloji akuze penale.

Çdo ditë duhet të jetë ditë e të drejtave të njeriut, të luftojmë çdo ditë që bashkëqytetarët tonë të jenë të barabartë në shoqëri dhe para ligjit, dhe kjo të mos jetë në muaj ose ditë të caktuar.

Gjyqet, gjykatësit dhe juristët duhet të jenë të pavarur dhe të punojnë në interesin e qytetarëve! Ata janë organet më të larta në një shoqëri dhe nëse ata janë të korruptuar, nuk duhet të presim diçka tjetër nga sektorë tjerë të shoqërisë!

Secili qytetar i cili ka nevojë për gjykim të drejtë dhe publik nga gjyqi i pavarur, duhet ta ketë!

Ne çdo ditë jemi dëshmitarë se sa bashkëqytetarët tonë kanë vështirësi me këto procese, sepse gjykatësit janë të “ngjyrosur” ose të detyruar të gjykojnë për ndonjë nder të pistë të dikujt tjetër!

Civili bën thirrje të shënohen të gjitha ditët e vitit në mënyrë të ngjashme, gjegjësisht, çdo ditë të parë të muajit të jetë e kushtuar një Neni përkatës të Deklaratës Universale për të drejtat e njeriut dhe kështu me radhë, deri te Neni i fundit, 30 i Deklaratës.

Së paku, mundet çdo ditë të shpërndahet nga një Nen nga ky dokument ndërkombëtar në status në rrejtët sociale, por edhe mund të shkruhen ese, mesazhe, kolumna dhe infromata për raste të shkeljeve të drejtave dhe lirive të njeriut.

Sot dhe nesër mbahet CIVIL Fest, i kushtuar të drejtave të njeriut, në të cilin me fjalime u drejtuan aktivistë për të drejtat e njeriut dhe Ambasadori Samuel Zhbogar, ka edhe ekspozitë të fotografive nga aktivitetet e Civilit, do të ketë edhe shumë muzikë, punëtori, shpërblime për gazetarët qytetarë…

Të luftojmë çdo ditë për të gjithë ne dhe të jemi më në fund të gjithë të barabartë!

Next Post
Ambasadori Zhbogar e hapi CIVIL FEST: Ka ndryshime pozitive, por mbeten edhe shumë çështje

Ambasadori Zhbogar e hapi CIVIL FEST: Ka ndryshime pozitive, por mbeten edhe shumë çështje

Gruevski më keq se në Shutkë!

Gruevski më keq se në Shutkë!

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom