• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Shoqëri e çliruar nga korrupsioni

December 4, 2018
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
Shoqëri e çliruar nga korrupsioni
Share on FacebookShare on Twitter

CIVIL -Qendra për Liri bashkë me Zelena Llupa ( Llupa e Gjelbër) organizojnë konferencë “Shoqëri e çliruar nga korrupsioni”, që do të mbahet më 6 dhjetor, e enjte, me fillim në ora 13:30 në hotelin Park Rezidence, në Shkup.

“Shpresojmë se konferenca do të nxisë vëmendje. Qëllimi është të hapim diskutim që edhe më tej do ta moderojmë në diskursin publik, sa i përket korrupsionit dhe hapave kundër korrupsionit. Kuptohet, presim se do të pranojmë shumë informata për politikat dhe praktikat e këqija të segmenteve të caktuara në shoqëri, të cilat nuk i përkojnë angazhimeve tona kundër korrupsionit si shtet dhe si shoqëri”, deklaroi Xhabir Deralla nga Civili.

Gjashtë folëse dhe folës, duke e përfshirë edhe Kryeministrin Zoran Zaev, do të paraqesin aspekte të ndryshme të orvatjeve kundër korrupsionit në vend. Pjesëmarrësit në Konferencën do të prezantojnë gjetje, qëndrime dhe informata për nevojat, mundësitë dhe sfidat me të cilat përballen në luftën kundër korrupsionit.

Përveç Kryeministrit Zoran Zaev, si folës do të marrin pjesë edhe Oliver Ristovski, zëvendës i ministrit për drejtësi, Rozeta Trajan, sekretarja e përgjithshme e Komisionit Shtetëror për parandalimin e korrupsionit, prof. Mirjana Najçevska, porfesoreshë universitare, eksperte për të drejtat e njeriut, dhe Vane Cvetanov, presidenti i Zelena Llupa. Adresim do të ketë edhe Xhabir Deralla, presidenti i CIVILit, i cili njëkohësisht do ta moderojë konferencën.

Pjesa e dytë e konferencës është e rezervuar për diskutim në të cilin të gjithë të pranishmit do të kenë mundësi të marrin pjesë me pyetje dhe komente. Njëkohësisht, do të mundësohet edhe transmetim i drejtpërdrejtë, kështu që do të mund të parashtrohen pyetje dhe të komentohet edhe në rrjetet sociale.

Të ftuar janë edhe përfaqësues të mediave, organizatave qytetare dhe të institucioneve, si dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare.

Konferenca është pjesë e projektit “Qytetaret dhe qytetarët për shoqëri të lirë”, i mbështetur nga Ministria për Punë të jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë.

 

 

Next Post
“Megjashi” kërkon të lëshohen fëmijët në pushim derisa është ajri i ndotur

Apel: Më shumë persona të voziten në një automjet në të njëjtën kohë

Shekerinska: Tani është e BE-së dhe NATO-s ta përmbushin pjesën e tyre të marrëveshjes

Shekerinska: Tani është e BE-së dhe NATO-s ta përmbushin pjesën e tyre të marrëveshjes

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom