Marrëveshja mes Këshillit të Ministrave të Bosnjës e Hercegovinës dhe Qeverisë së Maqedonisë për kushtet e udhëtimit të shtetasve të të dy vendeve, prej nesër (1 dhjetor) hyn në fuqi.
Nga e njëjta ditë (1 dhjetori) qytetarët e të dy vendeve në shtetet përkatëse do të mund të udhëtojnë vetëm me letërnjoftim.
Marrëveshjen e kanë nënshkruar ministrat e Punëve të Jashtme i Bosnjës e Hercegovinës Igor Crnadak dhe i Maqedonisë Nikolla Dimitrov më 12 mars të këtij viti.
Konfirmimi i fundit i Ministrisë së Punëve të Jashtme të BeH është pranuar në Ambasadën e Maqedonisë më 23 tetor dhe si datë për hyrjen në fuqi të marrëveshjes është caktuar 1 dhjetori i vitit 2018.

