“Në aspekt të identitetit, jemi në gjendje si Hebrenjtë para Krishtit. Vazhdimisht presim ndonjë Profet, të na paraqitet lider partie i cili do të na e tregojë rrugën, qeveri që do të na hap vende të reja pune, Evropë që do të na sjell shumë para, e ne nuk do të punojmë…”, deklaroi gazetari Vojo Manevski nga Shtipi, në panelin “Humbje e identitetit, ose…?”, në organizim të CIVIL Qendrës për Liri.
“Unë punoj në televizion lokal, jetoj dhe jam i lindur në vendin e quajtur Novo Sello. Kjo është një pjesë e Shtipit, nga i cili më vonë është ngjitur pjesa tjetër e qytetit. Nuk e di nëse Shën Pjetri ka shkruar në letrat e tij për Shtipin, ose Aminta i 3, ose nuk e di cili e ka përmendur, por ekziston së paku 100 ose 1500 vite.
Për shkak të moshës sime, shkoj herët në punë, ndërsa në këto ditë vjeshte dhe dimri, mëngjeset janë të errëta…Kur kaloj andej, patjetër kaloj përreth shtëpisë së rindërtuar të familjes Mijallkovi ( në të vërtetë pak e zgjeruar, por edhe kjo është identiteti i kësaj kohe) ose shtëpisë së lindjes së nënës së Kryeministrit të mëparshëm…Menjëherë afër asaj, disi si më lartë, por kanë mbetur vetëm gurë, është shtëpia e lindjes së Vanço Mihajllovit. Edhe shtëpia e Todor Aleksandrovit, nga e cila ka mbetur vetëm ndonjë gur. 50 metra më djathtë është shtëpia e lindjes së, me siguri Maqedonasit më të njohur jashtë Maqedonisë, edhe pse te ne nuk dihet shumë për atë. Është profesori i etikës Todor Popov, regjenti i mbretërisë Bullgare dhe një nga bashkëpunuesit e Sartrit. Personazh i madh, por shtëpia e tij pothuajse e tëra është e rrënuar. Nuk ka kush si ta shënojë disi. 10 metra më larg është shtëpia e Mihajllo Apostollskit. Edhe atje, me qiri mund të zbulosh ndonjë shënim…Nuk ka asgjë. Dhe kjo është pjesë e atij identiteti për të cilin sot dëshirojmë të themi se e kemi trashëguar…”, tha Manevski.
“…Ka një kafene e vjetër, quhet “Kaj Çiçko Zaki” ( “Te Xha Zaki”), nuk është e privatizuar, sepse ka qenë private qysh në vitet 60, kështu që nuk e morën turbulencat. Atje ulen “deputetët”. Pse deputetë? Ata vetë quhen ashtu, sepse në mëngjes i përcjellin nga shtëpia, t’i dërgojnë nipërit, fëmijët ta kontrollojnë listën pozitive të ilaçeve nëpër barnatore…Te ata është interesante se ata pinë vetëm kafe turke me llokum dhe ujë, lexojnë gazeta…Uleni me ata të bisedoni dhe ata flasin për drejtime tjera, jo për modernet, sepse bëhet fjalë për njerëz që kanë lindur në vitet e 50. Dhe të gjithë ata, si lajtmotiv e kanë: “Çdo gjë është e mbrapshtë”. I dinë të gjitha komplotet botërore. Dhe, kuptohet, çdo gjë është mbrapsht sepse koha në të cilën ata e kanë arritur zenitin e tyre, nuk ka qenë e tillë, sipas rregullave të sotme. Dhe para vetes, pothuajse çdo i dyti, ka nga një pusullë të vogël, në të cilën shkruan “Merr tre bukë…”, tha Manevski.
“Gjenerata e dytë e bashkëqytetarëve të mi del nga ora 11-11:30 të paradites, dhe ulen në ndonjë nga kafenetë e kombinuara, piceri, kafe…nuk e di më se si quhen. Interesante te ata është se të gjithë janë me përcaktime politike, të gjithë janë anëtarë të partive, sepse me inerci kanë vazhduar nga Bashkimi i Komunistëve të jenë anëtarë të LSDM, ose ata tjerët që janë bërë anëtarë të VMRO, në numrin më të madh, kuptohet…Kjo është gjenerata e rokerëve e cila mban atlete ende, nga dy arsye. Arsyeja e parë është se kur kanë filluar të shkojnë në korzo ka qenë simpatike të mbahen atlete. E dyta? Sepse të rinjtë kryesisht blejnë atlete të shtrenjta, ndërsa nuk merren me sport, dhe nuk i mbajnë më, e prindërit i mbathin. Kështu që, kur ndonjëri prej tyre nisët për në toalet, mund të shihni edhe atlete fosfori, me ato që shëndrisin. Kjo mund të duket e papërshtatshme, por kjo është pasqyra e identitetit të kësaj gjenerate të bashkëqytetarëve të mi në këtë moment…Janë të mësuar me këto, telefonat e ri, sepse nëse dëshirojnë t’i dëgjojnë fëmijët dhe nipërit e mbesat, duhet të përdorin skajp, koha është e tillë, dhe nuk është lehtë të qëndrosh me ata, sepse, janë të hidhur. Por, tolerantë…”, tha Manevski.
“Gjenerata e tretë janë fëmijë të tranzicionit, të lindur diku pas viti ‘75. Për ata them se kanë tepër pak ideologji, ndërsa për moral dhe tjera, le të flasin kritikët. Për ata vlen maksima: “Shfrytëzoje çdo rast tani!” Pa përjashtim janë anëtarë të partive, i zënë vendet nëpër shtabe. Të mos ua zë dikush vendin, që të arrihet deri në vend pune, avancim…Nuk mendojnë për atë që u ka dërguar shefi nga Shkupi, nëse është e drejtë ose jo…Viktima të tranzicionit…Këta fëmijë mbajnë televizorë që quhen telefona, bisedojnë tërë ditën përmes tyre, kthehen rreth ora 5-6 pasdite, nuk komunikojnë mes vete, me siguri komunikojnë përmes rrjeteve sociale, pinë makiato, me lugë plastike që e mbajnë në gojë…Dhe ajo që mund ta dëgjosh nga ata është: “Unë nuk e gjej veten këtu”. Studiojnë për të studiuar, nuk mendojnë për asgjë tjetër, përveç se si shoku i tyre ka fituar 2.500 euro nga puna në Gjermani, ndërkohë zgjohet në ora 11. Rreth 11,30 Pitu Gulin veç më e kanë vrarë…por, të mos i ofendoj”.
“Përshtypja ime, në fundin e kësaj dekade të pestë si njeri, në aspektin e identitetit, është se jemi në gjendje si Hebrenjtë para Krishtit. Vazhdimisht presim ndonjë Profe, të na paraqitet lider partie që do të na tregojë rrugën, qeveri që do të hap vende pune, Evropë që do të na sjell shumë para, e ne nuk do të punojmë…”, përfundoi Manevski.
Deklarata e gazetarit Vojo Manevski është pjesë e projektit “Humbje e identitetit ose…?”, të cilin e zbaton CIVIL -Qendra për Liri në bashkëpunim me Fondacionin Hajnrih Bell nga Gjermania. Qëndrimet e dhjetëra ekspertëve dhe krijuesve të opinionit publik për çështjet e identiteti dhe çështjet shoqërore politike lidhur me procesin për tejkalimin e kontestit mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin, në periudhën e ardhshme do të publikohen në platformën mediatike të Civilit.
Angella Petrovska
Kamera: Atanas Petrovski
Montazhi: Arian Mehmeti
Përpunimi i tekstit: Diana Tahiri