• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Kollozova: Marrëveshja me Greqinë e mundëson determinimin politik të identitetit

November 27, 2018
in BALLINA
Kollozova: Marrëveshja me Greqinë e mundëson determinimin politik të identitetit
Share on FacebookShare on Twitter

“Kur bëhet fjalë se identiteti i Maqedonasit është disi i rrezikuar me Marrëveshjen e Prespës, unë me muaj publikisht pretendoj dhe shpjegoj se jo vetëm që nuk është i rrezikuar, por, përkundrazi, me këtë Marrëveshje, identiteti i komunitetit etnik maqedonas në Republikën e Maqedonisë është i ruajtur”, deklaroi profesoresha d-r. Katerina Kollozova në panelin “Humbje e identitetit ose…?”, të organizuar nga CIVIL -Qendra për Liri në bashkëpunim me Fondacionin Hajnrih  Bell nga Gjermania.

“Me këtë, ne për herë të parë me ndonjë nga fqinjët, madje edhe para Bullgarisë, nga Greqia pranojmë njohje të vetëpërcaktimit të identitetit. Me këtë bëhet hap historik nga dy palët në terminë të historive kombëtare në rajon. Për herë të parë, në vend se në terminë historike folklore dhe kombëtare romantike në terminë të pastra politike determinohet identiteti. Kjo marrëveshje mundëson që identiteti kombëtar të ndahet në terme të pastra politike pa atavizma historike romantike, gjegjësisht, të përcaktohet mbi parimin e përcaktimit të vetënjohjes”, deklaroi Kollozova.

Sipas Kollozovës, termi komunitet etnik është konstitutiv për konceptin dhe për realitetin e kombit, ndërsa përdorimi i termit popull ose popullsi në sistemin ligjor veç më përkthehet edhe në gjuhën angleze si komunitet etnik. Në atë kuptim, thotë Kollozova, Neni 7, mundëson të përdoret termi maqedonas në mënyrë të pakufizuar.

“Kufizimi i vetëm i cili sipas meje nuk është kufizim për kristalizim i përdorimit, është se në kuptimin kombëtar dhe etnik e shftytëzojmë në mënyrë të kufizuar në territorin e Maqedonisë së Vardarit, ose ajo që më parë ka qenë Republika Socialiste e Maqedonisë. Sipas meje, kjo nuk është mangësi, por është përparësi, sepse në këtë territor në këtë shtet, në atë federatë të Jugosllavisë e kemi formuar këtë identitet nacional. Këtu e ka pranuar definicionin, këtu e ka pranuar gjuhën e standardizuar, këtu ka formuar akademi maqedonase të shkencave dhe artit. Mundësia e kufizimit në histori në këtë territor ose komb, ne na jep pasqyrë të kristalizuar të identitetit me të cilën pakicat në shtetin fqinj do tëmund të identifikohen”, shpjegoi Kollozova.

Deklarata e profesoreshës d-r Kollozova është pjesë e projektit “Humbje e identitetit ose… ?, që e zbaton CIVIL -Qendra për Liri në bashkëpunim me Fondacionin Hajnrih Bell nga Gjermania. Qëndrimet e dhjetëra ekspertëve dhe krijuesve të opinionit publik për çështjet e identiteti dhe çështjet shoqërore politike lidhur me procesin për tejkalimin e kontestit mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin, në periudhën e ardhshme do të  publikohen në platformën mediatike të Civilit.

Biljana Jordanovska

Kamera: Atanas Petrovski

Montazhi: Arian Mehmeti

Përpunimi i tekstit: Diana Tahiri

Next Post
Shtyhet seanca për “Magjar Telekom” nga PSP

Shtyhet seanca për "Magjar Telekom" nga PSP

Gruevski, bëhu burrë dhe jep dorëheqje!

Edhe eurodeputetët presin ekstradimin e Gruevskit

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom