• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Ademi me lidhje telefonike për paraqitje të parregullsive

November 20, 2018
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
Ademi me lidhje telefonike për paraqitje të parregullsive
Share on FacebookShare on Twitter

Мinistri  i kulturës Asaf Ademi  në takim joformal  me gazetarët njoftoi se qytetarët dhe artistët do të mund ta kontaktojnë drejtprdrejtë për çdo parregullsi dhe keqpërdorim që mund të bëhen në kuadër të Programit Kulturor Vjetor  për vitin 2019.

“Unë nuk jam “supermen”, prandaj kërkoj edhe nga ju që të denonconi çdo parregullsi që mund ta shihni. Do të vë në funksion edhe numrin personal, në të cilin do të mund të paraqitet çdo qytetar, a artistë që ka vërejtur se ka parregullsi në realizimin e Programit Vjetor, apo edhe se është keqpërdorur nga ndokush”, tha Ademi.

Ademi njoftoi se për projektet që do të financohen në kuadër të Programit Vjetor Kulturor 2019 janë dorëzuar 5000 aplikacione, ndërkohë që komisionet punuese do të nisin aktivitet më 21 nëntor, e mërkurë. Rezultatet do të publikohen gjatë periudhës 28-31 janar të 2019-s.

Kryetarë të Komisioneve janë: Suat Kamberi (veprimtaria interdisciplinare), Pleurat Gashi (veprimtaria: Folklor, muzikore-skenike), Berton Sulejmani (veprimtaria botuese), Petar Arsovski (veprimtaria e dramës), Trajçe Bllazhevski (artet vizuale), Aneta Serafimova (trashëgimia kulturore e paluajtshme), Milla Shurbanovska (veprimtaria muzikore dhe trashëgimia kulturore jomateriale), Vildane Idrizi (veprimtaria bibliotekare), Xheladin Llokmani (investime).

“Do të respektohet afati ligjor prej 45 ditëve pas miratimit të Buxhetit të RM,  që të kumtohen rezultatet. Gjatë periudhës 28-31 janar të 2019 do të publikohen rezultatet fillestare me emrin, mjetet e kërkuara dhe të aprovuara”, tha Ademi.

Ministri ka informuar për konkursin aktual që është në rrjedhë e sipër e që është shpallur për herë të parë këtë vit “Evropianët e Rinj”, si dhe për konkurset tjera, si: për ndarjen e kompensimeve mujore për artistët e pavarur, për përkrahjen e përsosjes profesionale të talenteve të reja dhe kuadrove deficitarë, për konkursin e Bienales së Venedikut për  art, si dhe për “Valën e Re Kulturore”.

Në takimin joformal është folur edhe për raportin e grupit punues për kontroll të punimeve të rikonstruimit të Teatrit Shqiptar të Shkupit.

 

 

Next Post
Për Zaevin të pastra si kristali, për Gruevskin – zgjedhjet më kriminele deri tani

Miratohet vendimi për kërkesën e azilit politik të Nikolla Gruevskit

Deskoska: Ende nuk ka vendim përfundimtar nëse do të ndryshojë Ligji për referendum

Kërkesa për ekstradimin e Gruevskit do të dërgohet sot ose nesër

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom