• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Ekonomia të jetë prioritare

November 13, 2018
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
Ekonomia të jetë prioritare
Share on FacebookShare on Twitter

Në konferencën e sotme të dytë  buxhetore  të Odës Ekonomike të Maqedonisë, në të cilën ishte i pranishëm edhe kryeministri Zoran Zaev,  bëhej fjalë edhe për zgjedhjet eventuale të parakohshme. Kryeministri Zoran Zaev tha se vitin e ardhshëm 2019 duhet ta shpallim si ekonomik, siç ishte ky vit i integrimeve dhe  zgjedhjet parlamentare të kthehen në vijë normale dhe të jenë të rregullta, jo të mbahen para kohe.

Zaevi ka theksuar se mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare është humbëse për ekonominë, e rëndon punën e biznesit, e bën të paparë dhe e pamundëson planifikimin e saj.

“Të mos shkohet në zgjedhje, por t’i jepet shans ekonomisë. E dimë se si zgjedhjet parlamentare ndikojnë mbi biznesin nëse mbahen paralelisht me zgjedhje tjera siç do të jenë vitin e ardhshëm ato presidenciale. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare e bllokojnë ekonominë për katër deri në gjashtë muaj. Zgjedhjet parlamentare të jenë të rregullta që t’i mundësohet biznesit të bëjë planet dhe hapat e paraparë”, ka thënë Zaev.

Paraprakisht, kryetari i Odës Ekonomike Branko Azeski ka shprehur bindjen se në vitin 2019 do të shpallet si vit ekonomik.

“Ne jemi për buxhet të zhvilluar, dhe pse është punë e vështirë. Do të bëjmë gjithçka që mundemi që viti 2019 të jetë vit i ekonomisë”, thotë Azeski.

Konferenca buxhetore ka filluar me paraqitjen e ministrit të Financave, Dragan Tevdovski i cili para biznesmenëve ka përsëritur projeksionet e Propozim- buxhetit për vitin 2019.

D. T.

Next Post
Gruevski u lajmërua

Gruevski u lajmërua

Në gjykatë prezantohen sms porositë ndërmjet Veljanovskit dhe bashkëpunëtorë tjerë

Në gjykatë prezantohen sms porositë ndërmjet Veljanovskit dhe bashkëpunëtorë tjerë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom