• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

“Drejtësi, liri dhe siguri”

November 12, 2018
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
OSMANI: Qeveria do ta mbajë parimin e transparencës dhe llogaridhënies në reforma (FOTO)
Share on FacebookShare on Twitter

Maqedonia fillon me skriningun përgatitor për Kapitullin 24 me titull ” Drejtësi, liri dhe siguri”.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane,  Bujar Osmani, kryeson  me Delegacionin e Maqedonisë në Bruksel, në cilësinë e kryenegociatorit dhe shefit të delegacionit shtetëror për negociata me BE-në.

Siç informojnë nga kabineti i zëvendëskryeministrit, gjatë vizitës, Osmani do të mbajë edhe brifing joformal me përfaqësues të Grupit të punës pranë Këshillit të BE-së për Ballkanin Perëndimor (KOVEB), ku do të prezantohet edhe Plani 18, ndërsa do të realizojë edhe takim pune me Eurokomisarin për Zgjerim dhe Politikë Fqinje, Johanes Han.

Takimi do të zgjasë tri ditë, gjatë së cilave ekipet e ekspertëve do t’i shqyrtojnë shtatëdhjetë faqet e legjislaturës evropiane (acquis communautaire/aki) kushtuar këtyre temave. Burime diplomatike për MIA-n sqarojnë se bëhet fjalë për sferë të madhe, në të cilën diskutohen një sërë temash, si azili, migrimi dhe një sërë materiesh qytetare dhe penale.

“Sqarimi teknik i aki për kapitullin 24 do të mbahet prej 12 deri më 14 nëntor në Bruksel për t’i njoftuar vendet me legjislaturën dhe standardet e BE-së në këto sfera”, deklaroi për MIA-n, zëdhënësja Maja Kocijançiç.

Ajo përkujton se Komisioni Evropian e filloi punën e nevojshme përgatitore dhe “do të vazhdojë ta mbështesë Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë në angazhimet e saj të arrijë rezultate  të qëndrueshme veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, sfera të cilat kanë impakt të rëndësishëm ndaj jetës së qytetarëve”, tha Kocijançiç.

Deri në fund të këtij viti duhet të mbahen edhe tri takime për skrining për kapitujt 3 (liria e shërbimeve), 5 (furnizime publike) dhe 32 (kontroll financiar).

D.T.

Next Post
Lirohen dukshëm nafta dhe benzina

Lirohen dukshëm nafta dhe benzina

Gjykata lëshoi urdhër arresti për Gruevskin

Gjykata lëshoi urdhër arresti për Gruevskin

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom