• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

U votua marrja e imunitetit të Gruevskit në Komisionin për mandat dhe imnunitet

November 7, 2018
in BALLINA, LAJME
U votua marrja e imunitetit të Gruevskit në Komisionin për mandat dhe imnunitet
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni për Çështjen e Mandatit dhe Imunitetit e ka miratuar me pesë vota ‘për’ nga nëntë anëtarë kërkesën e Gjykatës për marrjen e mandatit të deputetit Nikolla Gruevski për shkak se i njëjti është i padenjë për kryerjen e funksionit, transmeton.

Miratimi i kërkesës u soll pa diskutim dhe në mungesë të deputetëve të VMRO-së, pasi të njëjtët u larguan nga salla, ndërkaq grupi i pavarur i deputetëve që kanë votuar për ndryshimet kushtetuese kanë njoftuar se do të votojnë kundër marrjes së mandatit të Nikolla Gruevskit.

Kryetari i Komisionit, Pavle Bogoevski vlerësoi se Nikolla Gruevski nuk është i denjë për kryerjen e funksionit prej deputeti për, siç tha ai, sepse e ka tradhtuar popullatën.

“Po, Gruevski nuk është i denjë ta kryejë funksionin deputet. Ai është i dënuar për keqpërdorim të funksionit, keqpërdorim të pushtetit dhe keqpërdorim të besimit të qytetarëve. Për këtë Gruevski nuk është i denjë për të marrë pagë si deputet”, tha Bogoevski.

Deputeti nga VMRO-DPMNE, Trajko Veljanovski tha se ky është proces i montuar politik dhe se po bëhet fjalë për veturë me të cilën janë vozitur dhe voziten mysafirë të duaj, për atë deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit janë kundër marrjes së mandatit.

“I gjithë opinioni maqedonas dhe opinioni ndërkombëtar është i vetëdijshëm se në Republikën e Maqedonisë kryhet presion politik ndaj popullit dhe institucioneve, ndërsa procesi kundër Nikolla Gruevskit është politik. Me veturën, që është lëndë e veprës penale janë vozitur dhe po vozitën të gjithë mysafirët e huaj. Këto janë politika të këtij pushteti me të cilat shkelet populli maqedonas, për atë deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicioni do të votojnë kundër marrjes së mandatit të Nikolla Gruevskit”, tha deputeti  Veljanovski.

Kryetari i Komisionit , Pavlle Bogoevski ka për detyrë  ta njoftojë kryetarin e Kuvendit,  Talat Xhaferin për miratimin e kërkesës me çka i njëjti detyrohet që vendimin e komisionit ta vendosë në seancën e ardhshme plenare. Që ky vendim i miratuar i komisionit të merr dritë jeshile duhet vota dy e treta e votave të deputetëve në seancë plenare.

Next Post
Kërzhallovski dhe Musliu mbështesin procesin, Arifi nuk preferon hapje të çështjeve tjera

Sot filloi diskutimi për katër amendamentet

Për Zaevin të pastra si kristali, për Gruevskin – zgjedhjet më kriminele deri tani

A do të merr rrogë Gruevski edhe në burg?

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom