• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Koordinim për trupin për pajtim

November 6, 2018
in BALLINA, LAJME
Seanca të katër komisioneve kuvendore
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi sot do të realizojë koordinim me nënkryetarët e Kuvendit, koordinatorët e grupeve parlamentare dhe përfaqësuesit e partive politike të cilat nuk janë të organizuar në grupe parlamentare, me një pikë në rend dite – formimin e “Trupit ndërpartiak parlamentar për pajtim dhe integrim”.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk do të marrin pjesë në trupin për pajtim, sepse vlerësojnë se drejtësia nuk duhet të jetë selektive, por të gjithë që janë përfshirë në ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017 të amnistohen. Ky ishte edhe një nga përfundimet në koordinimin e  grupit të tyre parlamentar të cilën e mbajtën mbrëmë.

Në Kuvend nesër do të fillojnë debatet e komisioneve për draft-amendamentet për ndryshim të Kushtetutës, dhe për propozimin për marrjen e mandatit të deputetit Nikolla Gruevski, që sipas vendimit gjyqësor më së voni deri pasnesër duhet të paraqitet për vuajtjen e dënimit dyvjeçar me  burg në bazë të gjykimit për rastin “Tanku”.

Draft-amendamentet për ndryshime kushtetuese, të cilat Qeveria të premten i konfirmoi dhe ia dorëzoi Kuvendit,  nesër janë në rend dite të Komisionit për çështje kushtetuese. Në bazë të kësaj, deputetët e VMRO-DPMNE-së, siç kumtoi koordinatori i tyre Micevski, “do të debatojnë ashpër që t’i pasqyrojë të gjitha amendamentet kushtetuese dhe atë që po ndodh në  Maqedoni”.

Për propozimin për marrjen e mandatit të Gruevskit, nesër do të kryesojë Komisioni për çështje procedurale dhe çështje të mandatit dhe imunitetit. Bashkëpartiakët e tij vlerësojnë se procesi është politik dhe qëndrimin e tyre do ta tregojnë në Kuvend.

“Në bazë të ligjit, dihet se kur dhe si merren mandati i deputetëve. VMRO-DPMNE-ja nesër do ta bëjë të ditur qëndrimin e saj në lidhje me këtë komision. Do të shohim se si do të paraqiten grupet tjera parlamentare”, shtoi dje Micevski. (MIA)

Next Post
PTHP dha urdhër për autopsi të trupit të vajzës së vdekur në Gostivar

PTHP dha urdhër për autopsi të trupit të vajzës së vdekur në Gostivar

Analizë javore: Maqedonia një hap para Qeverisë së re?

Han: Viti 2025 është datë realiste për BE-në nëse plotësohen kriteret

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom