Kategoritë

TURQI Në Stamboll hapet aeroporti më i madh në Evropë

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan sot në Stamboll do ta hap aeroportin më të madh në botë, në praninë e më shumë se 50 funksionarëve të lartë nga e mbarë bota, në mesin e të cilëve edhe presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

Siç njofton agjencia Anadollu, aeroporti i ri në Stamboll, fazën e parë të së cilit sot e hap Erdogan, do të ketë numër të madh të karakteristikave për të cilat do të jetë i njohur në botë, në mesin e së cilave edhe madhësia e tij, infrastruktura, sistemet e sigurisë dhe disenji.

Fluturimi i parë është caktuar për më 31 tetor drejt Ankarasë me aeroplanin e tipit “Boing 777” të kompanisë ajrore turke “Turkish erlajns” (Turkish Airlines).

Aeroporti është ndërtuar në sipërfaqe të përgjithshme prej 76,5 milionë metra katrorë, ndërsa fazat e tjera duhet të përfundojnë deri në vitin 2023.

Aeroporti pas përfundimit të punimeve do t’i ketë gjashtë pista të ndara, do të ketë kapacitet për 500 aeroplanë, parking të tipit të hapur dhe të mbyllur me kapacitet për 70.000 automjete dhe në vit do t’i shërbejë rreth 200 milionë pasagjerë. Pritet në aeroport në ditë të aterojnë dhe fluturojnë nga 2.000 aeroplanë drejt më shumë se 350 destinacioneve, ndërsa shërbimet e tyre do t’i ofrojnë 250 kompani ajrore.

Në etapën e parë janë planifikuar në ditë pesë aterime, ndërsa po aq fluturime. Janë planifikuar fluturime të brendshme drejt Ankarasë, Izmirit dhe Antalias, por edhe drejt Republikës Turke të Qipros Veriore dhe Azerbajxhanit të cilat do të jenë fluturimet e para ndërkombëtare. (MIA)