Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik organizon Seminar kreativ për krijimtarinë e të rinjve në të cilin nxënësit e disa shkollave të mesme nga Maqedonia do të paraqesin projektet e tyre inovative.
Seminari, që do të mbahet në kuadër të manifestimit Makinova, është organizuar në kuadër të inciativës #E premte për të rinjtë@FITR, me qëllim që të nxiten aftësitë krijuese dhe inovacioni tek të rinjtë.
Qëllimi i seminarit është që nxënësit të këmbejnë përvoja që do të nxitin të punojnë projekte inovative, jashtë shkollave, përmes bashkëpunimit dhe shoqërimit midis tyre. (MIA)

