Mjetet që shteti i ndan për Fondin për sigurim pensional dhe invalidor për pagesë të rregullt të pensioneve rriten vazhdimisht edhe pse të dhënat tregojnë se ndër vite rritet numri i përdoruesve të pensionit, por edhe numri i të punësuarve. Ekspertët paralajmërojnë se se janë të domosdoshme reformat për arritje të qëndrueshmërisë në sistemin pensional, diçka në të cilën punon edhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Disa prej tyre mendojnë se është e nevojshme rritja e kufirit të moshës, por në kombinim me rritjen minimale të përqindjes për kontributet. Edhe pse paradokohe kishte informacione se bashkësia e biznesit do të kërkojë rritje të kufirit të moshës për pensionim, nga MPPS janë decid se nuk mendojnë për një masë të këtillë.
Në dobi të pohimeve se vazhdimisht rriten mjetet nga buxheti për SPIM shkojnë edhe të dhënat e ribalancit të propozuar buxhetor për për këtë vit, konform të cilit, siç theksojnë nga Qeveria është parashikuar alocim i mjeteve shtesë në Fondin për sigurim pensional dhe invalidor, me qëllim të pagesës së papenguar të pensioneve dhe shpenzimeve transitore për shtyllën e dytë pensionale, sigurim të mjeteve shtesë në Fond për sigurim shëndetësor me qëllim të realizimit të papenguar të së drejtës së mbrojtjes shëndetësore dhe sëmundjeve, si dhe mjete shtesë për Agjencinë për punësim të Republikës së Maqedonisë për pagesë të kompensimit në bazë të papunësisë.
Nëse shihen të dhënat nga Fondi për FSPIM, për shembull, në vitin 2011 burimore kanë qenë 61,5 për qind e të ardhurave, në të cilat pjesa më e madhe i kanë takuar kontributeve, ndërsa 35,7 kanë qenë mbështetje e drejtpërdrejtë nga buxheti. Atëherë të ardhurat e përgjithshme kanë qenë përafërsisht 44 miliardë denarë. Pë dallim nga atëherë, të dhënat e FSPIM tregojnë se në vitin 2017, të ardhura burimore kanë qenë 54,52 për qind, ndërsa ai plotësohet me 43,57 për qind të mjeteve nga buxheti. Lartësia e të ardhurave vitin e kaluar ka qenë 65 miliardë denarë.
Vitet e krahasuara, sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë tregojnë se në vitin 2011 ka pasur rreth 642 mijë persona të punësuar, ndërsa në vitin 2017 ka rreth 730 mijë të punësuar. Të dhënat e FSPIM tregojnë se në vitin 2011 ka 281 mijë shfrytëzues të pensioneve, ndërsa në vitin 2017, 312.398 përdorues të pensionit.
Shihet se ka rritje të pensionistëve, por rritet edhe numri i të punësuarve. Atëherë shtrohet pyetja prej ku paraqitet nevoja për më shumë mjete si mbështetje buxhetore për pagesë të pensioneve, nëse i përkasin rritjes së pensioneve ose pagesës më të ulët të mjeteve nga kontributet.
Kuptohet se duhet të vërehet edhe e dhëna se një pjesë e madhe e mjeteve nga kontributet ndahen edhe për të ashtuquajturin shtyllë të dytë pensionale, edhe pse nga ai ende nuk paguhen pensionet, ndërsa nga ai ende nuk paguhen pensione, ndërsa vala më e parë më masiv e pensionimeve pritet rreth 2025-2030. Nga kontributet për FSPIM që arrijnë 18 për qind, 12 janë në FSPIM, ndërsa gjashtë në shoqatat private pensionale.
Për momentin pë vitin 2018 6,5 miliardë denarë shkojnë në këto dy shoqata pensionale në nivel vjetor. Sipas të dhënave të MAPAS, në to ka 500 minë anëtarë, ndërsa mjetet e përgjithshme që akumulohen në këto dy shoqata pensionale nga formimi i tyre deri më tani arrijnë një miliard euro.
Problem për FSPIM të mund të mbledh mjaft mjete nga kontributet e të punësuarve është edhe plakja e vazhdueshme e popullatës, por edhe shpërngulja e të rinjve nga vendi. Edhe pse spekulohet për shifër të madhe të shpërnguljeve nga Maqedonia, asnjë institucion nuk ka shifër të saktë sa me të vërtetë janë larguar.
Në tremujorin e parë të vendit statistika publikoi të dhëna se për herë të parë në historinë e përcjelljes së të dhënave statistikore në RM numri i të vdekurve u bë më i madh nga numri i të lënduarve.
Për këtë të dhënë në intervistë për MIA-n të publikuar para disa muajve drejtori i ESHS, Apostol Simovski, tha se është pasojë e pritur.
“Popullata në RM po plaket, ky është fakt. Nuk plaket prej sot, po plaket 50 vite. Domethënë me atë traditë të ashtu quajtur demografike që ndodhi diku në vitet e 60-ta, gjegjësisht me uljen e numrit të lindjeve në RM, gjegjësisht me uljen e numrit të fëmijëve në familjet, tashmë intensivisht filloi të zvogëlohet numri i lindjeve. Me vetë këtë tani pasardhësit, shtylla e piramidës, demografikisht filloi të bie, ndërsa të zgjerohet në ato pjesë ku gjendet popullata më e moshuar. Ky është proces që zgjat tashmë 50 vite”, tha ai.
Në lidhje me migrimin, ai thekson se Maqedonia është zonë e emigrimit dhe jo prej sot, prej dje, por, siç thotë, tashmë me shekuj mund të themi se njerëzit prej këtu kërkojnë ndonjë interes ekonomik jashtë shtetit. Kjo, shton, në ndalon edhe sot, por përkundrazi, për fat të keq, po intensifikohet dhe, ajo që është më edhe më keq, po shkon popullata më e kualifikuar nga shtetit.
“Të rinjtë gjithmonë kanë qenë ata të cilët janë larguar nga shteti. Tani po shkon popullata më e arsimuar, më e shkolluar më e e aftë për punë. Së pari humbje e forcës së gjallë, e popullatës, ndërsa e dyta kemi edhe ndikim direkt ndaj natalitetit, sepse popullata e cila duhet ta ndërtojë natalitetin tashmë nuk është këtu”, thotë ai.
Të dhënat e fundit të ESHS nga publikimi i fundit për emigrime të publikuar në vitin 2017 treguan madje edhe zvogëlim të numrit të personave të dëbuar. Në vitin 2013 nga vendi janë larguar 945 qytetar të Maqedonisë, ndërsa në vitin 2017 vetëm 141 qytetarë.
Zgjidhja për problemin, sipas Bllagica Petreskit nga Instituti për hulumtime ekonomike FINANCE Тhink, është Qeveria të kryejë reformë strukturuese të sistemit pensional.
“Barra e reformës të shpërndahet ndërmjet gjeneratave, përmes masave të kombinuara nga rritja e shkallës së kontributeve dhe kufirit të pensionimit. Në ndërkohë, rritja të jetë i shkallëzuar dhe gradual, ndërsa zhvendosja e kufirit të pleqërisë të mbajë llogari për të punësuarit në sektoret e fuqisë punëtore dhe personat me stazh më të madh se 35 vite”, thotë ajo.
Nga FINANCE Think potencojnë që të arrihet qëndrueshmëri e fondit pensional, nuk duhet të ketë as rritje të pensioneve jashtë harmonizimit ligjor e as zbatimin e masave populiste, të cilat do të shkaktojnë ngarkesë shtesë të Fondit.
Prej atje kanë bërë tri simulime të skenarëve, prej të cilave si më e favorshmja është shfaqur ajo që parasheh që barra nga reforma të shpërndahet ndërmjet gjeneratave, përmes masave të kombinuara nga rritja e shkallës së kontributeve dhe kufirit të pensionimit.
Sipas analizës së FINANCE Think efektet e para nga reforma do të ndjeheshin menjëherë, ndërsa pas pesë viteve kursimet do të lëviznin rreth 90 milionë euro në vit.
Petreski potencon se edhe pse efektet fiskale nga reformat më të fuqishme individuale, kryesisht rritja e kontributeve ose rritja e kufirit të pleqërisë së pensionistëve, dhe reformat e kombinuara janë të ngjashme, megjithatë të dyjat japin rezultate më të mira mbi papunësinë dhe varfërinë.
“Efektet janë më të mira kryesisht për shkak të faktit që ata e sistemojnë barrën e reformës pensionale të palëve të prekura”, thotë ajo.
Reforma e kombinuar e cila, sipas FINANCE Think, do të jepte rezultate më të favorshme me më së paku aspekte negative, do të thotë rritje në normën e kontributeve për dy për qind pikë menjëherë prej 18 në 20 për qind dhe një për qind pikë plotësuese pas dhjetë viteve, rritje të kufirit të pensionimit për një deri në pesë vite dhe plotësuese prej një deri në 10 vite, duke e përfshirë edhe atë familjar dhe pensionin nga stazhi i beneficuar.
Nga ky institut konsiderojnë se shpenzimi nga rritja e kontributeve në mënyrë potenciale të ndahet mes punëdhënësit dhe punëtorit, sepse kur paraprakisht kontributi është zvogëluar dallimin nuk e ka marrë punëtori, por punëdhënësi.
Efektet nga skenaret e simuluara kanë treguar se reformat e propozuara munden dukshëm ta zvogëlojnë deficitin në Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë (FSPI) dhe pas pesë viteve mund të lëvizë prej 1,5 deri në 3,1 për qind nga BPV-ja, dhe prej 0,7 deri në 3,3 për qind nga BPV-ja deri në 20 vjet.
Kursimet fiskale të reformave lëvizin prej 10 deri në 193 milion euro në bazë vjetore deri në pesë vjet, dhe deri në 403 milion euro deri në 20 vjet.
Pohimet e kundërta nga ato për paqëndrueshmërinë e sistemit pensional ishin nxjerrë gjatë prezantimit të analizës së CEI kah fundi i vitit të kaluar. Shtylla e parë e Fondit pensional deri në vitin 2030 nuk do të dështojë siç parashikon Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN). Ai do të mundet vetë të mirëmbahet dhe të krijojë teprica, kanë treguar rezultatet e simulimeve të bëra që të shihet se si zgjidhje të veçanta, reforma ose gjendje mund të ndikojnë ndaj sistemit pensional, ndërsa i ka prezantuar profesori Mirolub Shukarov.
Përderisa të gjitha trendet në lidhje me punësimin numrin e pensionistëve, vlerën e pagave dhe pensioneve, rritjen ekonomike, tendencat demografike…, mbesin të pandryshuara deri në vitin 2030, dhe FSPI mund të gjenerojë tepricë prej rreth 130 milion euro në vit.
Simulimet kanë treguar edhe se gjendjet mund të jenë më të mira përderisa merren kushte optimale të rritjes më të madhe ekonomike me hapjen e vendeve të reja të punës. Asnjëra nga ato me çfarëdo lloj variante nuk ka treguar se sistemi mund të falimentojë.
Llogaritjet kanë treguar se stabilizimi i Fondit mund të pritet në vitin 2027, kur derdhjet e parave nga arka shtetërore në arkën e Fondit do të reduktohet në zero, ndërsa pastaj gradualisht do të krijohen edhe teprica në arkën pensionale, sepse numri i pensionistëve në shtyllën e parë pensionale do të zvogëlohet.
Sllavica Stefanovska (MIA)