• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Gjykata Themelore Shkupi 2 e shënoi Ditën Evropiane të drejtësisë qytetare

October 25, 2018
in BALLINA, LAJME
Gjykata Themelore Shkupi 2 e shënoi Ditën Evropiane të drejtësisë qytetare
Share on FacebookShare on Twitter

Opinioni dhe transparenca  në punën e gjykatës dhe të gjitha institucioneve që janë drejtpërdrejtë të lidhura me  punën e gjykatës dhe me realizimin e të drejtave  të qytetarëve, noterët, udhëheqësit e falimentuar kontribuojnë drejt  afrimit të sistemit deri te qytetarët dhe përforcimin e besimit   në sistemin gjyqësor në tërësi, theksoi në fjalimin e sotëm Ilir Sulejmani kryetar i Gjykatës Themelore Shkupi 2,  me rastin e Ditës Evropiane të Drejtësisë Qytetare.

“Çdo ditë përballemi me mosbesim të shprehur nga ana e qytetarëve në punën tonë. Besimi është rëndë të fitohet, ndërsa shumë lehtë humbet. Ju bind se  drejt fitimit të besimit tuaj është kahëzuar puna e të gjithë gjykatësve dhe të punësuarve në këtë Gjykatë. E drejta e procedurës parësore gjyqësore  nuk është privilegj,  por e drejtë e qytetarëve, ndërsa obligim i gjykatave”, tha mes tjerash Sulejmani…

Qytetarët duhet ta dinë, nënvizoi  se me vendimin gjyqësor askush nuk mund të marrë  diçka që nuk i përket  dhe në çka nuk ka të drejtë  sipas ligjit. Sulejmani theksoi se gjykata mundet  edhe të gabojë,  ndërsa korrigjues i atyre  gabimeve janë ilaçet juridike, si dhe  kritika konstruktive nga qytetarët dhe mediat.

Ixhet Memeti, avokat i poopullit të Republikës së Maqedonisë, është i bindur se  vetëm me komunikim të mirë  mes qytetarëve dhe institucioneve dhe transparencës, mund të shkojmë  përpara dhe të ketë perceptim real për atë se si punojnë institucionet. Përkujtoi se institucioni i avokatit të popullit  këtë vit shënon 20 vjetorin e ekzistimit,  ndërsa i përgjithshëm është përfundimi se në RM ky institucion  është i njohur mes qytetarëve dhe mundohet  t’i mbrojë të drejtat e qytetarëve dhe t’i promovojë. Motoja themelore është, theksoi, se si t’i afrojë qytetarët me të drejtën dhe të kenë më shumë informacione për të drejtat e tyre dhe si munden t’i realizojnë  sipas Kushtetutës dhe ligjeve në RM.

Avokati i popullit Memeti përkujtoi se  vite prapa kur i publikonte  raportet  numri më i madh i ankesave kishte të bëjë me pushtetin gjyqësor.

Institucioni mori kompetenca të reja mbi pushtetin gjyqësor, fituam mandat, theksoi, të jemi miq të gjykatës.

“Ajo do të thotë se avokati i popullit  fiton mandat të përfshihet  në procedurat gjyqësore duke e vlerësuar  dhe duke mos e shkelur  parimin e pavarësisë së pushtetit gjyqësor”, sqaroi Memeti dhe shtoi se ajo do të jetë sfidë  sepse  që nga fillimi nuk ekziston  komunikim i mirë.

Sipas Memetit, të dhënat statistikore tregojnë se numri më i madh i ankesave të cilat vijnë te AP kanë të bëjnë me pushtetin gjyqësor.

“Nëse në vit AP pranon 1000 ankesa nga qytetarët të cilët nuk janë të kënaqur nga puna e pushtetit gjyqësor, për 50 për qind prej tyre nuk hapet procedurë sepse ankohen  për vendimin gjyqësor, që nuk është puna jonë. Nga ato 50 për qind që mbesin rreth 20 kanë të bëjnë  vetëm me perceptimin e qytetarëve. Ai perceptim duhet ta shqetësojë shoqërinë, t’i gjejë problemet dhe të tejkalohen…  Pjesa tjetër ka të bëjë me punën  e pabazë  përkatësisht me  ndërmarrjen e veprimeve”, sqaroi Memeti. Përkujtoi se për herë të parë në historinë  e avokatëve të popullit të RM-së në vitin 2005 ndodhi për shkak të mosndërmarrjes së veprimeve të shkarkohet gjykatësi, ndërsa kryetari i gjykatës të japë dorëheqje. Ajo ndodhi në Gjykatën e Apelit në Shtip.

Zhana Kuzmanovska, anëtare e Bordit Drejtues të Odës dhe avokate potencon se avokatura është aleat kryesor dhe bashkëpunëtor më i afërt i qytetarëve në realizimin e të drejtave të tyre.

“Drejtësia dhe gjyqësia  në botë dhe në Republikën e Maqedonisë ishin kanë qenë në qendër të ngjarjeve shoqërore, në qendër të  interesimit të profesionit shkencor, profesional dhe qytetar,  ndonjëherë në  konotacion negativ ose pozitiv, ndonjëherë në duart e laikëve, ndonjëherë në tehun e thikës. Për atë, gjatë ndarjes së pushtetit, jo rastësisht pushteti gjyqësor  është një nga tre  pushtetet, përveç atij ligjdhënës dhe ekzekutiv, të cilin e krijon mjedisi shoqëror në të cilin të gjithë jetojmë”, tha ajo…

Avokatura, theksoi Kuzmanovska, vazhdon të veprojë në suaza të sistemit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë në drejtim të sigurimit të drejtësisë dhe arritshmërisë së të drejtave për të gjithë qytetarët, pa shikim të pozitës së tyre shoqërore, statusit social, përkatësisë së grupeve të caktuara shoqërore ose mundësive ekonomike. (MIA)

Next Post
Ligji për gjuhët nuk sjell përfitime për qytetarët, por vetëm probleme

Fraksioni demokratik i VMRO-DPMNE me letër të hapur për Mickoskin

Konferencë për vlera evropiane, alternativa të gjelbra dhe kundër nacionalizmit

Konferencë për vlera evropiane, alternativa të gjelbra dhe kundër nacionalizmit

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom