• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Kallëzim penal për kërcënuesin e deputetëve përmes Fejsbukut

October 22, 2018
in BALLINA, LAJME
Kallëzim penal për kërcënuesin e deputetëve përmes Fejsbukut
Share on FacebookShare on Twitter

Ndaj kërcënuesit  të  Fejsbukut i cili përmes një postimi të shpërndarë në rrjetin social  ka rrezikuar  sigurinë e deputetëve të Kuvendit të  Republikës së Maqedonisë do të ngrihet kallëzim penal.

Nga MPB-ja bënë të dituar se SPB Shkup në bashkëpunim me Sektorin për krim kompjuterik dhe forenzikë   digjitale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme deri te Prokuroria Themelore Publike Shkup ngriti kallëzim penal kundër A.N. (38) nga Konjarja, për shkak të dyshimit për veprën e  kryer penale sipas nenit 144 “Rrezikimi i sigurisë” dhe sipas nenit 394-g “Shpërndarjen e materialit racist dhe ksenofobik përmes sistemit kompjuterik” nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë.

Pas urdhrit të dhënë nga Gjykata Themelore Shkupi 1 Shkup, dje është kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësira tjera të A.N. me çka janë gjetur dhe marrë sende që kanë të bëjnë me hetimin, ndërsa A.N. është thirr për bisedë zyrtare në stacionin policor.

Nga policia informojnë se Sektori për krim kompjuterik dhe forenzikë  digjitale edhe më tutje do të vazhdojë me aktivitetet me qëllim sanksionimin e rasteve të këtilla.

“I ftojmë të gjithë qytetarët të cilët janë të nënshtruar në kërcënime të tilla ose  dëshmojnë për kërcënime të tilla, t’i denoncojnë në stacionin më të afërm policor ose në adresën  cybercrime@moi.gov.mk”, theksojnë nga MPB.

Ministria e Punëve të Brendshme thekson se nuk do të tolerohen kërcënime me jetë të qytetarëve dhe thirrje për dhunë dhe do t’i ndërmarr të gjitha masat e nevojshme për ruajtjen e  rendit dhe qetësisë. (MIA)

Next Post
Shfrytëzimi i ujërave termal në kopshtari ende është vetëm premtim

Shfrytëzimi i ujërave termal në kopshtari ende është vetëm premtim

Qytetarët e Maqedonisë në internet qasen më së shumti përmes telefonit

Qytetarët e Maqedonisë në internet qasen më së shumti përmes telefonit

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom