• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

19 tetori gjatë shekujve

October 19, 2018
in BALLINA, LAJME
19 tetori gjatë shekujve
Share on FacebookShare on Twitter

1745. – Vdiq Xhonatan Suift, poet, shkrimtar dhe satirist anglo-irlandez. Ai u bë i njohur me kryeveprën e tij “Udhëtimet e Guliverit”.

1813. – Napoleoni mundet nga aleatët në betejën e Kombeve në Lajpcig.

1864. – Lindi Ogyst Lumier, pionier francez i fotografisë, i cili së bashku me vëllain e tij Lui, shpikën një kamera dhe projektor me film që lëvizte të cilën e quajtën ‘kinematograf’.

1897. – Vdiq Xhorxh Mortimer Pulman, industrialist dhe shpikës amerikan. Ai shpiku “Pulmanin” një makinë që përdorej në hekurudhë.

1899. – Lindi në Itali Padre Giovanni Fausti. Më 1929 shkoi në Shkodër dhe dha teologji dogmatike, shkrimin e shenjtë dhe filozofinë në Seminarin Papnor. At Giovanni Fausti u pushkatua pas burgosjes me 4 mars 1946.

1899. – Lindi Migel Asturias, shkrimtar nga Guatemala, i cili fitoi çmimin ‘Nobel’ për letërsi në vitin 1967.

1915. – Gjatë Luftës së Parë Botërore, Italia dhe Rusia i shpallën luftë Bullgarisë.

1935. – Lidhja e Kombeve të Bashkuara vendos sanksione ndaj Italisë dhe Etiopisë.

1960. – Departamenti i shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vendos embargon detare ndaj Kubës për të gjitha mallrat, me përjashtim të ilaçeve dhe ushqimeve.

1970. – Shoqëria britanike “BP” kryen zbulimin më të rëndësishëm për naftë në sektorin Britanik të Detit të Veriut.

1983. – Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës miraton një projektligj me anë të të cilit ditëlindja e Martin Luter Kingut, bëhet ditë pushimi.

1986. – Presidenti i Mozambikut, Samora Mashel dhe 30 persona të tjerë të stafit të tij vriten gjatë përplasjes së aeroplanit të tyre pranë kufirit në Afrikën e Jugut.

2003. – Nënë Tereza u lumturua nga Papa Gjon Pali II, si simbol i ndihmës për “më të varfërit nder të varfërit”, të cilëve ajo iu kushtoi jetën. Nënë Tereza është Nobeliste e Paqes shpërblyer me 122 mirënjohje.

Next Post
Ahmet Bekir, dëshmitari për rastin “Monstra”, ja rrëfimi në gjykatë se çka ndodhi më 12 prill

"Monstra" vazhdon sot

Methju Pallmer të hënën në Shkup

Methju Pallmer të hënën në Shkup

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom