• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Zaev: Jam i hapur për dialog, nuk më shkon ndërmend të ndikoj ndaj institucioneve dhe gjykatave

October 16, 2018
in BALLINA, LAJME
Zaev: Jam i hapur për dialog, nuk më shkon ndërmend të ndikoj ndaj institucioneve dhe gjykatave
Share on FacebookShare on Twitter

Çdoherë kam qenë për dialog dhe gjetje të zgjidhjeve përmes bisedimeve. Ka shumë ndarje në Maqedoni dhe të gjithë e dimë se duhet të falim. Absolutisht nuk më shkon ndër mend të ndikoj ndaj institucioneve apo gjykatave, porositi sot nga foltorja e Kuvendit kryeministri Zoran Zaev.

Duke iu përgjigjur deputetit Kërsto Jovanovski nga VMRO-DPMNE, i cili propozoi liderët e dy partive më të mëdha maqedonase të ulen dhe të sjellin vendim për të ardhmen e shtetit, Zaev sqaroi se emri i shtetit nuk ndërrohet, por vetëm plotësohet.

“Qytetarët në zgjedhje parlamentare ia dorëzojnë legjitimitetin e vet deputetëve në mënyrë që ata të sjellin vendime. Për çështjen e emrit dhe marrëveshjen me Greqinë vendosëm ta kthejmë legjitimitetin dhe ta pyesim popullin tonë. Qytetarët vendosën, dolën në referendum. ndërsa ata të cilët nuk deshën të vendosin, qëndruan në shtëpi. Maqedonia duhet më tutje të sjellë vendim”, tha Zaev.

Deputeti Jovanovski u deklarua se do tlë votojë kundër ndryshimeve të Kushtetutës sepse, siç theksoi mes tjerash, nuk beson nëa të që është e shkruar në marrëveshjen e Prespës, ndërkaq që edhe në referendum nuk ka qenë i plotësuar njëri nga kushtet.

“Mos i shtyeni z.Zaev të gjithë këta deputetë të shtypin pullën për të cilën nuk kanë dhënë betim”, i tha Jovanovski kryeminsitrit Zaev.

Gjatë debatit të sotëm, deputeti Surija Rushiti nga Aleanca për shqiptarët tha se si parti do ta mbështesin integrimin e Maqedonisë në NATO, por nuk do të heqin dorë edhe nga ajo që populli shqiptar duhet të jetë i barabartë. (MIA)

Next Post
Mungesa e një të pandehuri e anuloi “Dhunën në Qendër” për më 29 tetor

Mungesa e një të pandehuri e anuloi "Dhunën në Qendër" për më 29 tetor

Shkaqet teknike e shtynë dëshmimin e dëshmitarit të rrezikuar për “27 prillin”

Shkaqet teknike e shtynë dëshmimin e dëshmitarit të rrezikuar për "27 prillin"

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom