Prokuroria themelore publike Shkup sot solli urdhër për zbatim të procedurës hetimore kundër dy personave për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale “dhunë”.
Personat janë të dyshuar se më 7 tetor kanë kryer dhunë brutale në një objekt hotelierik në lagjen Draçevë. e ç’rast kanë lënduar dy perosna dhe me atë në publik kanë shkaktuar ndjenjë të pasigurisë, rrezikimit dhe frikës.
Pasi që natën kritike dy të dyshuarit kanë ardhur si mysafirë në atë lokal. fillimisht kanë filluar debat verbal me të dëmtuarin, i cili më pas është shndërruar në rrahje. Njëri nga të dyshuarit, me mjet të mbrehtë u ka shkaktuar lëndime të rënda trupore në lloj të plagëve therrëse dy të dëmtuarve.
Gjatë hetimit do të merren në pyetje të dyshuarit, të dëmtuarit, sid eh disa dëshmitarë. Gjithashtu, gjatë hetimit do të sigurohet edhe ekspertizë mjeko-ligjore për llojin dhe karakterin e lëndimeve tek të dëmtuarit.
Në bazë të atyre dëshmive të siguruara, prokurori kompetent publik do të vendosë për rrjedhën e mëtutjeshme të procedurës, në kuptim të gjendjes së konstatuar faktike në mënyrë të rregullt dhe zbatim i rregullt o Kodit penal.
PTHP – Shkup i ka dërguar gjykatësit të procedurës paraprake Propozim për përcaktim të masës së paraburgimit për dy të dyshuarit, por nga gjykatësi propozimi nuk ishte pranuar dhe me vendim njërit prej të dyshuarve i është shqiptuar masë e arrestit shtëpiak, ndërsa tjetrit masa të kujdesit. Kundër këtyre vendimeve PTH P parashtroi padi në Këshillin penal të Gjykatës themelore Shkup 1 Shkup, ndërsa vendimet rreth atyre padive ende nuk kanë arritur në Prokurori.

