• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Deputetët përgjigjen

October 15, 2018
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
Deputetët përgjigjen
Share on FacebookShare on Twitter

Ekipi i CIVIL Media sot doli para Kuvendit në pritje të protestës së lëvizjes “Prerodba” (Ringjallje), të cilët protestojnë kundër ndryshimeve të Kushtetutës, për dorëheqje të Qeverisë, dhe kundër Marrëveshjes së Prespës. Ndërkohë, intervistuan disa nga deputetët që i takuan në hyrje të Kuvendit, me pyetje për gjendjen aktuale, gjegjësisht, çfarë po ndodh këtyre ditëve në Kuvend, dhe si qëndron puna me propozimin për ndryshimet e Kushtetutës që vijoi pas Marrëveshjes së Prespës, si parakusht për bisedimet për anëtarësim në NATO dhe BE.

Fadil Zendeli nga Besa (krahu i Tetovës) thotë se për momentin në kuvend vërehen dy grupe të polarizuara të partive Maqedonase, në aspektin e Marrëveshjes së Prespës dhe ndryshimet në Kushtetutë, por shpresojmë se në moment të fundit do të ketë zgjidhje pozitive për të gjithë, ndërsa partitë shqiptare janë të mendimit se ndoshta duhet të ketë zgjedhje të parakohshme dhe se pas zgjedhjeve gjërat mund të lëvizin.

Artan Grubi nga BDI tha se  Ali Ahmeti nuk ka qenë negociator, por e ka ndërmjetësuar dialogun për lehtësimin e zgjidhjes, dhe beson se të gjithë (120) deputetët do të rreshtohen pas ndryshimeve kushtetuese.

Afrim Gashi, kryetari i  Lëvizjes Besa – krahu i Shkupit, theksoi se  se do ta mbështesin Marrëveshjen dhe implementimin e tij, dhe u bën thirrje të gjithë qytetarëve të marrin vendim në dobi të vendit, edhe pse gjendja për momentin është shumë e ndjeshme.

Kryetari i BDI, Ali Ahmeti dhe kryetari i PDSH, Menduh Thaçi, nuk u deklaruan para kamerës së CIVIL Media.

D. Tahiri

Kamera: Atanas Petrovski

Montazhi: Bunjamin Kamberi

Fotografia: Maja Ivanovska

Tags: Afrim GashiAli AhmetiArtan GrubicivilFadil ZendeliMenduh Thaçindryshime të kushtetutës
Next Post
Në ditën e sotme

16 tetori ndër vite

Vranësira të ndryshueshme me periudha diellore

Mot me diell dhe vranësira të vogla

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom