“Siç duket nuk ke fytyrë të dalësh në pres jashtë nga Komuna, ndërsa je future në vrimë dhe prej atje tregon tregime për fëmijë të vegjël. Nëse nuk të janë përgjigjur nga Kushtetuesja, dhe aq dëshiroje ta ndalosh gjithë këtë, pse nuk I ftove qytetarët në protestë para gjyqit…”, “Prit si në anën e qytetarëve? Nëse je kundër ndërtesës atëherë pse ka filluar ndërtimi? Për hije dhe prerje të lentave ju zgjedhin? Dhe mos u nxjerr me paralajmërime për formim të komisioneve atë u ke deshtë ta bësh menjëherë sa u ule në karrige, deri sa ta krijoni komisionin ju ndërtesa do të banohet. Turp ju qoftë, dhe ende ke fytyrë të dalësh në pres”, “Si nuk ke turp? Gjysma e Aerodromit është ndërtimore prej lejeve për ndërtim të nënshkruara nga ty. Jetojmë në qelbësira dhe hi. Nuk reagoni as në ankesat tona të punohet sipas rregullave. Gjithçka është bërllok!”, “Për çfarë beteje po flet? Do të na zini frymën, pastaj subvencione për gaz maska do të na jepni për muaj-dy. Pallavrat e tilla ju ishin shtizat që t’i shtyni të kaluarit, priteni të njejtën edhe ju tani. Ndërtoni afër “Majçin dom”, ndërsa me nënën natyrë nuk ka lojë…” ishin vetëm pjesë nga komentet e publikimit të Komunës Qendër nga pres-konferenca e mbrëmshme e kryetarit të komunës Zllatko Marin.
Pas protestës së djeshme për sot është caktuar edhe një në ora 5 para parcellës te “Majçin Dom”.
“Këta ngjarje paraqesin mbledhje spontane të mbledhjeve qytetare, të provokuar nga vendosja e mekanizimit ndërtimorë dhe kthim të hapësirës së gjelbër në ndërtimore. Mbledhja është pastër aktivizëm qytetar, mbipartiak, nuk ka udhëheqës, nuk ka organizator të vetëm – por është mbështetur nga tërë fejsbuk Grupi “Stop për erërat në Aerodrom dhe Lisiçe – Ajër Tani!” Mbledhjet kanë për qëllim të dërgojnë mesazh të fuqishëm deri te qeveria lokale, por edhe te qendrore: se duhet patejtër menjëherë të NDALOHET me të gjithë aktivitetet ndërtimore pranë “Majçin dom” dhe qytetarët MENJËHERË të jenë të KYÇUR në sjelljen e vendimeve!
Kërkojmë: ndalesë urgjente e aktiviteteve ndërtimore, urgjentisht dislokim të mekanizimit ndërtimorë dhe kyçje urgjente e qytetarëve në sjelljen e vendimeve për këtë PDU anti-qytetarë të sjellë.
Kemi të drejtë të vendosim për komunën tonë dhe qytetin tonë! Ndaluni menjëherë!” qëndron në thirrjen për protestën e sodit.
Protesta e djeshme kaloi relativisht qetë me disa përpjekje të krijohet rrëmujë dhe eskalim më i madh nga ana e individëve të cilët i ndaluan vetë qytetarët. Përpjekjet të rrënohet gardhi mbrojtës rreth parcelës mbetën të pa suksesshme, pjesërisht për shkak se gardhi është shumë fuqishëm i vendosur, ndërsa pjesërisht edhe për shkak Njësiteve për shpërndarje të shpejtë të cilët erdhën në mënyrë ekspresë në ndihmë të kolegëve të tyre nga MPB. MPB dhe NJSHSH mbrojnë pronë private me pare shtetërore! Njësitet e NJSHSH mbetën ta ruajnë tokën deri në orët e herëta të mëngjesi.
“Kriminel, jashtë nga Aerodromi!”, “Kriminel, jashtë nga Shkupi!” ishin sloganet më të shpeshta të demonstruesve, sipas të cilëve kryetari komunës vetëm blen kohë. Ata nuk i intereson qëndrimi personal i qytetarit Zllatko Marin, por çka ai si kryetar komune do të ndërmerr që ta ndaloj kaosin ndërtimor në komunën.
Kryetari i komunës e pritur, nuk u paraqit, por dërgoi përfaqësues të tij të cilët kërkuan nga disa nga organizatorëve pas protestës të drejtohen në takim me atë. Ftesa ishte refuzuar në mënyrë ekspresë, ndërsa arsyet janë më se të njohura.
Ai dje para protestës më në fund mori guxim dhe thirri pres-konferencë në të cilën nuk tha asgjë të re, por as ofroi zgjidhje, duke injoruar thirrjet e qytetarëve dhe duke thënë se nuk e ka ndërmend të jep dorëheqje për shkak disa komenteve negative në Fejsbuk.
CIVILi gjatë ditës së djeshme nëpërmjet kumtesës deri te opinioni iu drejtuar kryetarit të komunës Marin duke e përkujtuar në rrolin e tij dhe funksionin cili është në favor të qytetareve dhe qytetarëve ndërsa jo biznes interesave të individëve, dhe posaçërisht jo mafisë urbane!
“E përkujtojmë kryetarin e komunës së Aerodromit, Zllatko Marin se funksioni i tij është të jetë në anën e qytetareve dhe qytetarëve dhe interesave të tyre. Ndërsa interesat e këtyre qytetar(e)ëve të cilët jetojnë në komunën më të ndotur në Shkup sigurisht nuk janë shumëkatëshet, por ajri i pastër dhe mjedisi i shëndoshë jetësorë.
E thirrim kryetarin e komunës Marin, të përkujtohet në gjithë debatet me kundër kandidatin e tij nga zgjedhjet lokale, ish kryetari i komunës Ivica Konevski, në të cilat ai ofronte zgjidhje të pa numërta për ndalimin e ndërtimit të pa kontrolluar në veç më pjesës së urbanizuar të komunës. Asnjë prej tyre zgjidhjeve kryetari aktual Marin deritani nuk është munduar t’i zbatoj, as t’i pranoj propozimet e aktivistëve me të cilët kishte takim para disa muajve.
Pothuajse një vit më vonë nga mandati i tij në komunë, kaosi urbanistik edhe më tej vazhdon, ndërsa një prej pikave më të rëndësishme nga premtimet e tij parazgjedhore, ajo për të cilën edhe mori më tepër vota në zgjedhjet lokale, zvogëlimi i ndërtimit në pjesën e urbanizuar të komunës, jo vetëm që nuk është realizuar, por, përkundrazi duket se është harruar.
E thirrim kryetarin e komunës të gjej zgjidhje adekuate, ose t’i pranoj ata zgjidhje të cilat muajt e kaluar iu ofruan. Ose, thjeshtë nëse me të vërtetë është “me duar të lidhur” siç shpesh herë din të thotë, të jep dorëheqje morale nga funksioni për shkak mos plotësimit të premtimit! Tani është momenti ta tregoj qëllimin e tij të vërtetë dhe të del në anën e qytetareve dhe qytetarëve të cilët a dhanë mandatin!” qëndron në kumtesën e CIVILit.
M. Ivanovska
fotografi dhe video të gazetarit qytetar