Bazamenti monetar është adekuat në kushtet ekzistuese ekonomike dhe financiare, vlerësoi Komiteti për politikë operative monetare të BPRM-së në mbledhjen e rregullt dhe vendosi ta ruajë shkallën e normës së interesit të bonove në nivelin prej 2,75 për qind.
Në mbledhje u konkludua se nga pakësimi i shkallës së normës së interesit në gusht e deri më tani, nuk janë vërejtur ndryshime më të mëdha në trendet tek treguesit kyç për politikën monetare, si dhe se treguesit e fundit makroekonomik dhe vlerësoi tek segmente të caktuara udhëzojnë në lëshime të caktuara në raport me dinamikën e projektuar, të cilat tani për tani nuk shkaktojnë ndryshime më të mëdha në pikëpamjet për ambientin në të cilin zbatohet politika monetare. Është konstatuar edhe se edhe më tutje ekzistojnë rreziqe si nga ambienti vendor ashtu edhe nga ai i jashtëm dhe se Banka popullore edhe më tutje do t’i ndjekë me kujdes të gjitha treguesit ekonomik dhe të tregut në kontekst të bazamentit të politikës monetare.
Në mbledhjen e djeshme, në të cilën u shqyrtuan gjendjet në ekonominë vendore, lëvizjet në tregjet ndërkombëtare dhe vendore finanaciare dhe treguesit për ekonominë vendore në kontekst të bazamentit të politikës monetare, Komiteti vendosi që oferta e bonove, për ankandin që do të mbahet sot, të ruhet në nivelin prej 25.000 milionë denarëve.
“Komiteti i ruajti pikëpamjet e deritanishme për baza të shëndosha ekonomike dhe pritje stabile të subjekteve ekonomike, të dukshme përmes lëvizjeve të volitshme të tregut devizor dhe rritjes së bazës depozitore të bankave. Rreziqet për ekonominë nga ambienti vendor, por edhe nga ai i jashtëm edhe më tutje janë të pranishme”, kumtoi BPRM.]Krahasimi i treguesve të fundit makroekonomikë për ekonominë vendore me dinamikën e tyre të projektuar nga cikli i projektimeve të prillit, thuhet në kumtesë, udhëzon për lëshime të caktuara në segmente të caktuara të ekonomisë.
“Në pajtim me të dhënat e publikuara të vlerësuara, rritja e BPV-së për gjysmën e parë të vitit është më e vogël nga pritjet, kryesisht për shkak të ndaljes së përkohshme të një pjese të projekteve më të mëdha në suaza të investimeve publike infrastrukturore. për tremujorin e tretë, gjatë vëllimit të kufizuar të të dhënave të disponueshme, tani për tani nuk mund të jepet vlerësim më i saktë për gjendjet në ekonomi, por megjithatë, pjesa më e madhe e të dhënave me frekuentim të lartë udhëzojnë për vazhdim të lëvizjeve të volitshme në ekonomi edhe në këtë tremujor të vitit”, thonë nga BPRM.
Lidhur me lëvizjet e inflacionit, në periudhën janar-shtator, theksojnë, norma mesatare vjetore e rritjes së çmimeve konsumatorëve arrin 1,5 për qind, që paraqet rënie lidhur me projeksionin e prillit. Në kushte të realizimeve më të dobëta, por edhe revizionit në rritje i supozimeve të jashtme hyrëse te projeksionet e inflacionit, vlerësohet se rreziqet rreth normës së projektuar të inflacionit për vitin 2018 janë balancuar.
“Të dhënat e fundit për rezervat devizore tregojnë rritje lidhur me fundin e vitit paraprak, për të cilën në pjesë të madhe kontribuojnë edhe intervenimet me neto-blerje të devizave nga ana e BPRM. Rritja te rezervat devizore është pak më e lartë nga ajo që pritej me projeksionin e prillit, ndërsa analiza e tregueseve për adekuencën e rezervave devizore tregon se ato edhe mëtej janë në zonë të sigurt. Treguesit në dispozicion nga sektori i jashtëm për tremujorin e tretë të vitit tani për tani janë të kufizuara”, potencon BPRM.
Të dhënat për këmbimin e jashtëm për periudhën janar-gusht, potencojnë, tregojnë deficit pak më të lartë tregtar krahasuar me projeksionin e prillit, ndërkaq të dhënat e disponueshme për tregun këmbimor tregojnë blerje më të lartë neto. Sa u përket realizimeve në bilancin e përgjithshëm të pagesave, të dhënat për gjysmën e parë të vitit çojnë në realizime më të mira edhe te transaksionet financiare edhe ato aktuale krahasuar me projeksionin e prillit.
“Të dhënat e para monetare për shtatorin e vitit 2018 tregojnë rritje të mëtejme të kredive, gjatë shënimit të uljes mujore të bazës së depoziteve. Në shtator depozitat kanë shënuar ulje të vogël, që ka dolë nga ulja e depoziatve korporative, ndërkaq kursimi i amvisërive edhe mëtej po rritet. Në tregun kreditor, në shtator, shënohen zhvendosje pozitive te kreditimi korporues, e cila pas uljes në dy muajt e fundit, në shtator shënon rritje dhe ka kontribut më të madh ndaj rritjes së kredive të përgjithshme. Njëherit, ka vazhduar edhe trendi i rritjes së mbështetjes kreditore të popullsisë. Rrjedhat kreditore dhe depozitave gjatë tremujorit të tretë janë më të larta nga pritjet për këtë periudhë, me ç’rast edhe niveli i depozitave edhe i kredive për këtë periudhë, me ç’rast edhe niveli i jodepozitave dhe i kredive në shtator e tejkalon projeksionin e paraparë”, theksojnë nga BPRM.
Në periudhën mes dy seancave mujore të Komitetit, shtojnë, mjetet likuiduese në denarë të bankave janë ulur, nën ndikimin e transkasioneve në shtet, që pjesërisht u kompensua me kërkesë më të ulët sezonale për para të gatshme.
Në tregun devizor Banka Popullore, edhe gjatë shtatorit edhe në ditët e para të tetorit, intervenon me blerjen e devizave tepricë, duke kontribuuar për rritje mesatare të likuiditetit në denarë të bankave. Nga fillimi i vitit deri tani, blerja e përgjithshme e devizave nga ana e Bankës Popullore arrin rreth 250 milionë euro. Intervenimet i pasqyrojnë lëvizje e volitshme në tregun vendor në transaksionet e bankave me sektorin korporues, por edhe neto-blerje më të madhe të tregut këmbimor, ndërsa gjatë likuiditeti të njëkohshëm solid të devizave në sistemin bankar, theksojnë nga Banka Qendrore.
Pozita e lartë e likuiditetit të denarit, te pjesa më e madhe e bankave saktësojnë, edhe në shtator ka kontribuar për ulje e vëllimit të tregtimit në tregjet e parave, ndërsa bankat e kanë plasuar pjesën më të madhe nga teprica e mjeteve në denarë në depozitatat e disponueshme gjatë natës te Banka Popullore.