• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Carovska: Angazhohemi për një shoqëri për të gjithë

October 4, 2018
in BALLINA, LAJME
Carovska: Angazhohemi për një shoqëri për të gjithë
Share on FacebookShare on Twitter

Promovimi i të drejtave të personave LGBTI në Maqedoni, por edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor është temë e konferencës së parë rajonale për të drejtat e LGBTI e cila mbahet nga sot deri më 6 tetor në Shkup.

Si pjesë e konferencës u mbajt dhe takimi ministror ku përveç ministrave të Punës dhe Politikës Sociale dhe të Shëndetësisë Mila Carovska dhe Venko Filipçe morën pjesë edhe ministra nga ministritë dikasteriale nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.

Në mbledhjen u shkëmbyen përvoja për aktivitetet me të cilat duhet të sigurohet një shoqëri më e drejtë dhe më e lirë për komunitetin LGBTI. Gjithashtu, është rënë dakord që të vazhdojë puna e grupit rajonal ndërqeveritar për LGBTI dhe Maqedonia do të jetë kryesues i parë.

“Angazhimet e Qeverisë së Maqedonisë janë krijimi i një shoqërie për të gjithë, ku secili do të ketë qasje të njëjtë në arsim, punësim, shëndetësi dhe mbrojtje nga çfarëdo lloji të dhunës dhe në këtë kemi përmirësim gjatë vitit të kaluar. Kemi përgatitur një ligj të ri për mbrojtje nga diskriminimi i cili është në procedurë parlamentare dhe ku janë përfshirë orientimi seksual, identiteti gjinor si baza për diskriminim dhe të njëjtat i sanksionon, por edhe e kemi ratifikuar Konventën e Stambollit”, theksoi në hapjen e konferencës ministrja Carovska.

Biljana Ginova, bashkëkryesuese në ERA, organizatore e konferencës, tha se është e lumtur që në Maqedoni mbahet një ngjarje e tillë, por dhe se shpreson se mundësitë e tilla për dialog dhe hapësirë të sigurt do të jenë më të shpeshta dhe do të krijohen në të gjitha vendet e rajonit.

“Deri afër dy vite vendi ishte burim më i madh i homofobisë dhe transfobisë, kurse dje ishim mysafirë në një pritje të organizuar nga dy ministri, e mbajtëm dhe mbledhjen vjetore të ERA në hapësirat e Kuvendit, ndërsa sot kemi mbledhje ministrore organizatori i së cilës është Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, ku përfaqësuesit qeveritarë nga më shumë vende të rajonit diskutojnë se si të krijohen shoqëri më të lira dhe më të drejta për LGBTI në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë. I përshëndesë hapat pozitive të ndërmarra gjatë viteve të kaluara”, tha Ginova.

Maqedonia është vendi i vetëm në rajonin më të gjerë ku ka një grup parlamentar ndërpartiak për promovimin e të drejtave të LGBTI. Në fazën e miratimit është edhe një plan aksionar me të cilin duhet të zbatohet Konventa e Stambollit e cila vlen shumë për promovimin e të drejtave të LGBTI, por edhe grupe të tjera të margjinalizuara të qytetarëve. (MIA)

Next Post
Rusia fajtore për minim të rendit ndërkombëtar

Rusia fajtore për minim të rendit ndërkombëtar

Në KK “”Bogorodica” janë konfiskuar 45 kilogram drogë e destinuar për Greqi dhe Turqi

Në KK ""Bogorodica" janë konfiskuar 45 kilogram drogë e destinuar për Greqi dhe Turqi

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom