• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

4 shtatori ndër shekuj

October 4, 2018
in BALLINA, LAJME
4 shtatori ndër shekuj
Share on FacebookShare on Twitter

– Dita Botërore për Mbrojtjen e Kafshëve.

– Dita Botërore e Lagjeve

1209. – Otto IV u kurorëzua Perandori i shenjtë i Romës. Në 3 vjet ai pushtoi Toskanën, Siçilinë dhe Italinë Jugore.

1289. – Lindi Louis X, mbret i Francës.

1448.  – U nënshkrua në Lezhë paqja midis shqiptarëve dhe venedikasve. Traktati i paqes është një dokument ndërkombëtar që dëshmon për qënien e shtetit të përqëndruar shqiptar për politikën e tij të jashtme dhe marrëdhëniet me shtetet e tjera të fuqishme të rajonit.

1550. – Lindi Charles IX i Suedisë. Udhëheqës i Suedisë nga 1599 dhe mbret i saj nga 1607, ai ndoqi një politikë të jashtme shumë agresive, duke e çuar vendin drejt luftrave me Poloninë dhe Danimarkën.

1669. – Vdiq Rembrandt (Hamerszoon Van Rijn), piktor holandez i portreteve, peizazheve dhe afreskeve fetare.

1787. – Lindi Francois Pierre Guillaume Guizot, historian dhe politikan francez.

1830. – Belgjika fitoi pavarësinë. Që nga viti 1815 ajo ishte pjesë e shtetit holandez.

1853. – Turqia i deklaroi luftë Rusisë, kur ajo refuzoi të hiqte dorë nga pretendimet danubiane, duke hapur kështu konfliktin e Krimesë.

1858.  – Porta e Larte miratoi kërkesën këmbëngulëse të Seit Toptanit për hapjen e një shkolle në Tiranë. Shpenzimet për pagat e arsimtarëve dhe teksteve shkollore përballoheshin nga shteti.

1878. – Kina hapi ambasadën e saj të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

1918. – Boris III u bë Cari i Bullgarisë, pasi Ferdinandi abdikoi.

1930. – Getulio Vargas, kandidati i mundur në zgjedhjet presidenciale të Brazilit, organizoi një revoltë ushtarake për të marrë pushtetin.

1937. – Ra në fushën e betejës në Spanjë biri i Gjakovës, Asim Vokshi, Hero i Popullit. Ai u diplomua në Akademitë ushtarake të Italisë dhe mori pjesë në kryengritjen antizogiste të Fierit. Vokshi ishte ndër vullnetarët e parë që u rreshtuan në brigadat vullnetare antifashiste në Spanjë.

1940. – Hitleri, Musolini dhe ministrat e tyre të jashtëm mbajtën një sërë bisedimesh mbi çështjen e trenit të armatosur në Brenner Pass.

1943. – Korsika fitoi pavarësinë me evakuimin e forcave gjermane.

1957. – Unioni Sovjetik lançoi satelitin Sputnik I në një orbitë 500 milje nga Toka.

1965. – Papa Paul VI u bë i pari Papë që vizitoi Shtetet e Bashkuara.

1974. – Amerikani David Kunst u bë njeriu i parë që shkeli botën në këmbë. Përgjatë këtij rrugëtimi ai kaloi 23.250 kilometra.

1992. – Qeveria e Mozambikut dhe liderët rebelë firmosën një marrëveshje armëpushimi për t’i dhënë fund luftës 16 vjeçare.

1993. – Boris Jelcin theu një rebelim të lëvizjes komuniste ruse.

1997. – Vdiq ne Spanjë në moshën 85 vjeçare gjenerali nazist Otto Ernest Remer, që organizoi në maj të 1944 një tentativë kundër Hitlerit, që do të kishte ndryshuar historinë.

2000. – U zhvillua në Prishtinë festivali ndërkombëtar i filmit “Një botë”. Kjo ishte veprimtaria e parë me përmasa europiane e artit të shtatë kosovar pas krizës së vitit 1999.

2001.  – Forcat filipinase kapën 13 anëtarë të grupit militant islamik Abu Sayaf, për të cilin Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklaruan se kishin lidhje me personat përgjegjës të sulmeve terroriste kundër Qendrës Tregtare Botërore.

2005.  – Bashkimi Evropian i filloi negociatat me Turqinë për anëtarësim të vendit në ingetracionin më të madh rajonal në botë.

2014.- Vdiq ish presidenti i Haitit, Zhan-Klod Duvalie. Në vitin 1971 Duvalie në moshën 19-të vjeçare e ka trashëguar babain e tij në funksionin e liderit në vend.

(MIA)

Next Post
Në Shkup 82 shoferë e kanë drejtuar automjetin më shpejtësi më të madhe nga e lejuara

Në Shkup 82 shoferë e kanë drejtuar automjetin më shpejtësi më të madhe nga e lejuara

Dy te tretat e shumicës në fokusin e Qeverisë, zgjedhjet si mjet i fundit legal

Dy te tretat e shumicës në fokusin e Qeverisë, zgjedhjet si mjet i fundit legal

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom