Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore kushtuar mbrojtjes së kafshëve – 4 Tetor, NP “Higjiena Komunale” – Shkup në periudhë prej 4 deri më 10 tetor të vitit 2018, do të organizojë ditë të hapura në Stacionarin për kafshë të pastrehuara “Vardarishte”.
Në këtë periudhë, dyert e Stacionarit do të jenë të hapura prej orës 9 deri në orën 19 për të gjithë adhuruesit e kafshëve të cilët duan të zgjedhin qen për strehim.
Qentë për momentin ndodhen në Stacionarin “Vardarishte” dhe presin që të strehohen. Këta 60 qen janë kontrolluar nga mjeku veteriner, nuk janë agresivë dhe nuk kanë kurrfarë sëmundjesh. Ata janë sterilizuar, pastruar prej paraziteve të brendshme dhe të jashtme dhe janë vaksinuar për tërbimin. Nëse nuk strehohen, ata do t’u kthehen rrugëve të Shkupit.
Ju bëjmë thirrje adhuruesve të kafshëve të cilët planifikojnë të blejnë kanakarë, ta vizitojnë Stacionarin “Vardarishte” dhe të mendojnë për mundësinë që në shtëpinë e tyre t’i ofrojnë dashuri dhe kujdes secilit prej këtyre qenve. Të gjithë qytetarëve të interesuar, qentë u jepen pa kompensim në të holla. (MIA)
