Neuroza në udhëheqësinë e VMRO-DPMNE-së, të ngujuar në kërkimin e amnistisë për Gruevskin i shpallën mbi 600.000 qytetarë si jorelevantë.
Reagimet neuroze të udhëheqësisë së VMRO-DPMNE tregojnë se partia opozitare akoma është e ngujuar në matricën dështuese të Nikolla Gruevskit dhe kërkimin e amnistisë për krimin.
Janë fokusuar tek kërkesa për amnisti, Hristian Micksoski dhe udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së tërësisht e humbën drejtimin e veprimit dhe në mënyrë të palejueshme i nënvlerësuan mbi 600 mijë qytetarë duke i shpallur për jorelevantë.
Nuk ka asgjë më relevante se vullneti i mbi 600.000 qytetarëve.
Qytetarët janë më të rëndësishmit!
Vullneti i qytetarëve në referendum është shprehur qartë, qytetarët janë për të ardhmen e Maqedonisë në BE dhe NATO.
Mbi 600.000 qytetarë ishin PRO progresit dhe integrimit.
Të gjithë deputetët, të gjitha partitë politike duhet ta respektojnë vullnetin e shumicës së qytetarëve dhe duhet të kyçen në proceset për anëtarësim në BE dhe NATO.
Qendra për komunikim me opinionin e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (MIA)