Civili u dëshiron ditë të qetë dhe demokratike të referendumit të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Mbi 35.000 njerëz janë të angazhuar në administratën zgjedhore, vëzghgimin dhe mbulimin mediatik të referendumit për deklarim për pyetjen “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e Marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”. Civili ju dëshiron punë të mbarë dhe ditë të qetë.
Civili i fton qytetaret dhe qytetarët të paraqesin parregullsi, korrupsion, presione dhe kërcënime në onlajn paraqitjen në ueb faqen Zgjedhje të Lira ose në telefonat: 02 / 5209 176, 070 / 461 480.
Vëzhgimi i Referendumit për vëzhguesit e Civilit filloi në ora 6:30 sot. Civili ka rreshtuar 307 vëzhgues mobilë anembanë vendit. Ekipi për analiza dhe koordinim i Civilit ka hapur pres qendrën në hotelin City Park, në ora 6 të mëngjesit. Pres qendra do të jetë e hapur për të gjithë gazetarët e huaj dhe të vendit gjatë ditës.
Konferenca për shtyp do të organizohen në ora 10:30, 12:30, 14:30, 18 dhe në ora 20. Menjëherë pas konferencës për shtyp në ora 20, Civili do të organizojë paneli diskutim me ekspertë nga fusha të ndryshme me: Sasho Ordanoski, Mirjana Najçevska, Aleksandar Novakovski dhe Sandra Gavrillovska. Panelin do ta udhëheqë Xhabir Deralla nga Civili.
Konferencat për shtyp dhe paneli do të transmetohen drejtpërdrejtë nga ora 12:30 e më tej.
Si organizatë për të drejtat dhe liritë e njeriut, e themeluar në vitin 1999, Civili angazhohet për respektimin maksimal të së drejtë për votim dhe i inkurajon qytetaret dhe qytetarët që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë. Civili nuk zbaton fushatë, as PËR, as KUNDËR, dhe e konsideron edhe të drejtën e qytetarëve të abstenojnë, por ashpër e kundërshton gjuhën e urrejtjes, presionet dhe korrupsionin.