• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Han: Presim që skriningu të përfundojë deri verën e ardhshme

September 28, 2018
in BALLINA, LAJME
Han: Presim që skriningu të përfundojë deri verën e ardhshme
Share on FacebookShare on Twitter

Komisari evropian për zgjerim në ditën e dytë të skriningut përgatitor me Maqedoninë porositi se fillimi i këtij procesi është shenjë për angazhim të fuqishëm të Bashkimit Evropian ndaj Maqedonisë dhe Shqipërisë dhe se pret që kjo fazë të përfundojë deri verën e ardhshme që konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet në vjeshtë të vitit 2019. Me këtë edhe zyrtarisht duhet të fillojnë negociatat për anëtarësim me BE-në.

Ndërkaq, theksoi Han, mbetet edhe shumë për reformat deri te ai qëllim, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

“Marrëdhëniet tona kanë hyrë në fazë vendimtare, ky është proces që do t’ju bëjë të aftë t’i zbatoni reformat për një ditë të bëheni anëtare e familjes tonë të madhe evropiane”, tha Han duke shtuar se ky është vetëm fillimi dhe se vijojnë punët e rënda para të gjitha palëve.

Maqedonia dhe Shqipëria në qershor të këtij viti morën datë të kushtëzuar për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kushte e vendosura për të dyja shtetet janë të lidhura me sundimin e të drejtës. Pikërisht sundimi i të drejtës është fusha me të cilën fillojnë negociatat me BE-në, si dhe takimi dyditor përgatitor që u mbajt këtë dy ditë në Bruksel.

Hapja e skriningut me Komisionin Evropian, sipas Hanit, është dëshmi për angazhimin e BE-së ndaj këtyre dy vendeve, me këtë që edhe krahas kushtëzimit të fillimit të negociatave, Komisioni Evropian “nuk humb kohë”.  Vendet e tjera kandidate deri më tani nuk i kanë filluar takimet përgatitore para se të marrin dritë të gjelbër për negociata.

Faza e skriningut zgjat  midis një viti dhe një viti e gjysmë para se të fillojë hapja e kapitullit.

Gjatë fjalimit para ekipeve negociatore nga Maqedonia dhe Shqipëria, komisari Han përsëriti se këto takime janë dëshmi për angazhimin evropian.

“Plotësisht jam i vetëdijshëm për  kompleksivitetin e detyrës, fillojmë të përgatitemi për negociata, për këtë shkak kalendari është shumë i ngjeshur për muajt e ardhshëm. Kemi për qëllim të kërkojmë dritë të gjelbër në qershor të vitit të ardhshëm, kjo është datë ambicioze sepse puna përgatitore duhet të bëhet, ndërsa kjo zakonisht zgjat një vit deri në një vit e gjysmë.

Hani i rekomandoi administratës se ka besim tek ajo ashtu si edhe tek shërbimet e Komisionit Evropian.

Komisari vlerësoi se procesi do të sjellë një konkurrencë pozitive në rajon dhe shtoi se Serbia dhe Mali i Zi, nuk kanë garanci se do të arrijnë të parët deri në finish.

Han kërkoi nga ata që janë të involvuar në proces, siç janë vendet kandidate dhe Komisioni Evropian, të komunikojnë më mirë me opinionin për këtë fazë. Ai theksoi se është i ndërgjegjshëm për rezistencën në pjesën e opinionit  kundrejt BE-së sepse ajo kërkon  shumë në planin e reformave.

Ai theksoi se ky proces i përforcimit të qeverisjes së të drejtës është para së gjithash në shërbim të qytetarëve.

Nënkryeministri për Çështje Evropiane dhe kryenegociatori politik me BE-në, Bujar Osmani, e falënderoi komisarin Han dhe përfaqësuesen e lartë Federika Mogerini për përkrahjen e tyre në procesin e eurointegrimeve për Maqedoninë.

Maqedonia shkruan histori gjatë këtyre dy ditëve kur delegacioni qeveritar me saktësi e shqyrton kapitullin 23, tha Osmani.

“Dje formalisht filloi procesi i skriningut, faza e parë e tij ose skriningu shpjegues. Me të vërtetë ky është momenti që e kemi pritur shumë  dhe për të cilin jemi përgatitur”, tha kryenegociatori dhe shtoi se Maqedonia lëviz në mënyrë të pakthyeshme drejt anëtarësimit në BE. (MIA)

Next Post
Do të fluturoni nga puna nëse dilni të votoni

Do të fluturoni nga puna nëse dilni të votoni

Gjatë heshtjes, Civili ka regjistruar agjitim, shqyerje pllakatesh, gjuhë të urrejtjes…

Gjatë heshtjes, Civili ka regjistruar agjitim, shqyerje pllakatesh, gjuhë të urrejtjes...

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom