• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

ANA-MPA i pyeti grekët sa mirë e njohin IRJM-në

September 27, 2018
in BALLINA, LAJME
ANA-MPA i pyeti grekët sa mirë e njohin IRJM-në
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencia greke e lajmeve ANA-MPA, kuizin që rregullisht e publikon në sajtin e saj zyrtar kësaj radhe ia kushton Maqedonisë dhe i fton lexuesit që të përgjigjen në pesë pyetje, njoftoj korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Testoje diturinë tënde në kuizin  e ANA-MPA. Sa mirë e nieh IRJM-në?, shkruan në faqen e parë të sajtit të agjencisë, ndërsa nëse dikush vendos ta testojë diturinë, do të duhet të përgjigjet në pesë pyetje.

Kiro Gligorov, Nikolla Gruevski, pavarësia, popullata dhe shqiptarët janë pjesë e temave për të cilat grekët duhet të zgjedhin një nga tre përgjigjet e ofruara.

Pyetja  e parë qëndron. Kur IRJM shpalli pavarësi nga ish-Jugosllavia? Ndërsa përgjigjet e ofruara janë 1989, 1990 dhe 1991.

Pyetja e dytë është së bashku me fotografinë e presidentit të parë të Maqedonisë, ndërsa ata që e zgjedhin kuizin, duhet të përgjigjen se cili është emri i tij: Vasill Tupurkovski, Kiro Gligorov apo Antonio Milloshovski.

“Sa vite Nikolla Guevski ka qenë kryeministër? Është pyetja e ardhshme, ndërsa përgjigjet e ofruara janë 10, 12 dhe 14.

Në pyetjen e katër, ANA-MPA i pyet grekët “sa për qind e banorëve të IRJM-së janë me origjinë shqiptare”, 20, 25 apo 30 për qind.

Pyetja e fundit është e ndërlidhur me numrin e banorëve, gjegjësisht pyetja qëndron: “sipas regjistrimit të fundit në vitin 2017 (edhe pse regjistrimi i fundit në Maqedoni është në vitin  2001), numri i popullatës në IRJM është”, ndërsa përgjigjet e ofruara janë: 2.1 milionë, 2.7 milionë apo 3.2 milionë.

Çdo përgjigje e saktë shënohet me të gjelbër, ndërsa jo i sakti me të kuqe.

Pas pesë pyetjeve të përgjigjura, kuizi përfundon me rezultat të shprehur në përqindje konform përgjigjeve të sakta/jo të sakta.

Duke u udhëhequr sipas temave aktuale, agjencia greke e lajmeve në të kaluarën publikoi kuize në të cilat grekët kanë mundësi ta testojnë diturinë për tema të ndryshme.

Sa e di mirë historinë e Kampionatit botëror në futboll? Sa mirë e njeh Evropën dhe Bashkimin Evropian? Sa gjëra di për Panairin ndërkombëtar në Selanik?, janë vetëm një pjesë e kuizeve të publikuara të ANA-MPA. (MIA)

Next Post
LDK i bën thirrje shqiptarëve në Maqedoni që të votojnë “për” në referendum

LDK i bën thirrje shqiptarëve në Maqedoni që të votojnë "për" në referendum

Avokati i Popullit në mbrojtje të të drejtës votuese

Avokati i Popullit në mbrojtje të të drejtës votuese

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom