Komisioni Shtetëror Zgjedhor e shpalli orarin e konferencave për shtyp për ditën e shtunë dhe të diele. Pres qendra e KSHZ do të jetë e vendosur në sallën e madhe për seanca në selinë e KSHZ, në katin e katërt.
Të shtunën KSHZ do të ketë dy konferenca për shtyp në ora 12:00 dhe 19:30 në të cilat do të informojnë për rrjedhën e votimit jashtë vendit, votimin e personave të sëmurë dhe të paaftë, dhe personave në paraburgim shtëpiak.
Për ditën e diele KSHZ ka paralajmëruar 7 konferenca për shtyp deri ora 19:00 me mundësi për edhe disa tjera varësisht nga rrjedhat e ditës së votimit. Konferenca e parë për shtyp pritet në ora 9 të mëngjesit, ndërsa në ora 18:30 opinioni do të informohet edhe për teknikën e transmetinit të rezultateve.
B. J